Rrahu deri në vdekje pronarin e një dyqani, gjykata lë në burg autorin e krimit në Korçë

0
215
Gjykata e Korçës la në burg pa afat Klinsman Liken, i cili pak ditë më parë akuzohet se rrahu për vdekje bashkëfshatarin e tij Besnik Bazelin.
Prokuroria, pasi paraqiti rrethanat e ngjarjes dhe provat që implikojnë Likën, në vrasjen e 44 vjeçarit, i kërkoi gjykatës, të vlerësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe të caktojë si masë sigurimi, atë të “arrestit me burg”.
Mbrojtësi i të akuzuarit, kundërshtoi kërkesën e prokurorisë, duke i kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi, duke aplikuar mbikëqyrjen elektronike.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe la në burg 28 vjeçarin Klinsman Lika,i cili rrahu barbarisht me grushte, pronarin e një dyqani në fshatin Vreshtas, pasi ky e akuzonte për vjedhjen disa herë të dyqanit të tij.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here