Sadiku në tribunë nga dëmtimi, a do të jetë gati për ndeshjet e Kombëtares?

0
155

Armando Sadiku nuk ka zbritur në fushën e lojës me skuadrën e Zyrihut ndaj Osmanlispor. Edhe pse sulmuesi u shfaq dje në konferencë për shtyp përkrah trajnerit Uli Forte duke u shprehur i gatshëm për të luajtur në Europë, futbollisti dhe stafi kanë vendosur që të mos rrezikohet situata e dëmtimit të tij.

sadiku demtim2

Për këtë arsye, Sadiku është lënë pushim në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Europës dhe pritet që kthimi në fushë i tij të bëhet vetëm në ndeshjet e kampionatit që luhen në këtë fundjavë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency