Pasi arrestojnë vrasësin, kolegët i japin lamtumirën efektivit të FNSH-së Ardian Kodra

0
266

Ka qenë një ditë mjaft e vështirë kjo e premte për efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, dhe për Policinë e Shtetit në tërësi.

Kolegu i tyre, Ardian Kodra, humbi jetën në krye të detyrës pasi u qëllua nga një i sëmurë mendor i armatosur që policia kërkonte ta neutralizonte. Familja e tij në Shkodër ka hapur dyert e mortit për të marrë ngushëllimet e të afërmve e miqve të tyre për ndarjen nga jeta të efektivit 50-vjeçar. Pasi përmbyllën operacionin duke vënë në pranga autorin David Qosja, mes orëve të tëra shkëmbim zjarri e breshëri automatiku që ai lëshonte, kolegët e Ardian Kodrës i janë drejtuar banesës së tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Efektivi u vra gjatë operacionit të ndërmarrë në Torovicë, aty ku Qosja, i cili rezulton të jetë me probleme të shëndetit mendor, kishte qëlluar me armë në ajër. Policia e Lezhës e më tej FNSH e Shkodrës ndërmorën operacionin për arrestimin e autorit, i cili u izolua në një banesë e nga aty nisi të qëllojë me armë ndaj policisë. Plumbat i morën jetën efektivit 50-vjeçar, ndërsa më tej me ardhjen nga Tirana të Forcave Speciale RENEA dhe një plani të hartuar në terren nga vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe ai për Sigurinë dhe Rendin Publik Altin Qato, RENEA ndërhyri në banesë duke arrestuar David Qosen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here