Shoku i Pëllumbit: Grekët e masakruan e do ta groposnin pa emër

0
137

Një nga shokët e 28-vjeçarit nga fshati Rrilë i Lezhës, i cili është vrarë në një nga rajonet e policisë në Greqi, tregon detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ai thotë se ky rast është më i keq se i Ilia Karelit dhe se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë janë fshehur informacione.

Sipas tij, trupi i Pëllumb Marinkolajt qëndron prej më shumë se 10 ditësh i vdekur dhe i masakruar dhe policia e ka fshehur tek varrezat në Athinë dhe do e groposnin pa emër. Arsyeja se përse familja nuk e ka denoncuar këtë ngjarje të rëndë ishte frika se mos trupi i të riut nuk do të vinte në Shqipëri, pasi i kanë kërcënuar se nëse tregonin nuk do e shikonin kurrë as të vdekur 28-vjeçarin.

Rrëfimi i shokut të Pëllumbit për Jetaoshqef.al:

“Ju lutem ta publikojmë sa më shumë që të merren masa se po marrin jetë njerëzish dhe po fshihen informacionet dhe këtu ka ndodhur më keq se rasti i Ilia Karelit. Nuk është bërë askund se ka 10 ditë i vdekur i masakruar dhe po e fshihte policia, e gjetëm rastësisht tek varrezat në Athine se do e groposnin pa emër. Familja nga dhimja e madhe nuk ka menduar për gjetjen e fajtorve thjesht kërkuan trupin e djalit se kishin frikë ta vononin për shkak të shëndetit se mos pësojnë ndonjë gjë nga pritja e mërzia.  Dhe prandaj morën trupin dhe para një ore ka qenë ne dogane trupi  dhe po shkon drejt lezhes.  Policia ju ka thënë që tentoi të ikte dhe u hodh nga kati i katërt…se aj ishte me te drejtë paraqitje 1 herë në muaj.

Kanë nxjerrë konkluzione pa praninë e askujt, vetëm policia, që të mbyllet ngjarja. Eshtë bërë autopsia nga policia dhe kanë plotesuar letrat vetë ata sikur ka ndodhur nga hedhja  e tij, por nuk ka patur arsye të hidhet. Pse kanë fshehur kamerat ose ku esht vendi ku u hodh dhe pse e fshehën 10 ditë derisa ishte aksidentale kjo ngjarje? Pse nuk njoftuan avokatin apo familjen apo ambasaden tonë që ka vdekur një shtetas shqiptar? Ai vdiq me datë 3 gusht dhe me datë 13 mabsite e gjetën me anë të një avokateje tjetër jo asaj që kishte i ndjeri dhe ajo e zbuloi se ishte vrarë nga rajoni i policisë.

Ju faleminderit dhe ju lutem ku të keni mundësi ta publikoni se po na dhemb shpirti për këtë njeri e për cilindo po t’i ndodhte kjo. Po nuk reaguam ne, shteti ynë nuk do reagojë kurrë. Shpresoj të paktën të kuptojnë se nuk humbi thjesht si një qen rrugësh se dhe qeni sot ka të drejtat e veta”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here