Policja 23 vjecare vret veten me armën e shërbimit

0
180

Një efektive e Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:21, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, 23-vjeçarja Jeroldina Iljazi, është gjetur e vrarë në dhomën e saj.

 

Nga hetimet ka rezultuar se efektivja i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Shkaqet që çuan 23-vjeçaren drejt këtij akti ende nuk dihen.

Në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Policia thotë se po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Jeroldina Iljazi ishte me gradën inspektore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here