Romana Vlahutin e përfshirë në skandale, ja si i shpëtoi ligjit në vendin e vet

0
177

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është përfshirë në një skandal në vendin e saj, në Kroaci. Ambasadorja është proceduar për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, duke përbërë vepër penale. Si për ironi të fatit, Vlahutin është ambasadorja që ka ardhur në Tiranë për të asistuar në draftin me ndryshimet kushtetuese, për të reformuar drejtësinë. Ironia është se teksa tek ne ambasadorët akuzojnë ata që fshehin pasuritë, kanë pasur vetë probleme. Dokumenti që dobëson pozitat e ambasadores së BE, e cila akuzohet për fshehje të pasurisë, është publikuar nga televizioni “Klan”. Dokumenti është raport i Komisionit për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit në Kroaci, i cili hapi një procedurë kundër saj. Vlahutin nuk deklaroi pagën neto dhe bruto, nuk tregoi adresat e sakta të pasurive të paluajtshme dhe nuk tregoi emrin e kreditorit të një kredie të marrë për strehim, pas përfundimit të detyrës si këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme. “Më datën 22 tetor 2014,Vlahutin i ka sjellë Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit informacionin për gjendjen pasurore për shkak të përfundimit të funksionit të saj si këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme. Në përputhje me nenin 23 të ligjit “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, komisioni ka kryer kontrollin administrativ të të dhënave të informacionit dhe ka vërtetuar se zyrtarja Romana Vlahutin nuk e ka plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë formularin me të dhëna për gjendjen pasurore të zyrtarit, duke pasur parasysh këtu që nuk ka shkruar nr. e Amzës dhe pagën mujore bruto”, thuhet në dokument. Më tej, është theksuar se në pjesën e të dhënave mbi pasurinë, në pikën 1 për pasuritë e paluajtshme, zyrtarja nuk ka shkruar të dhënat për adresat e pasurive të paluajtshme, si dhe në pikën 6 nuk ka dhënë shumën neto dhe bruto të pagës vjetore, ndërsa në pikën 10 nuk ka shkruar detyrimin e zyrtarit për të shkruajtur të dhënat për huadhënësin (kreditorin) e kredisë për strehim.

 

Detyrimet e Vlahutin 

Ligji e detyronte ambasadoren Vlahutin që ta deklaronte pasurinë e saktë 15 ditë pasi të njihej me kërkesën. Komisioni e ka bërë kërkesën më 13 Shkurt 2015. Deri më 6 Nëntor nuk ka marrë përgjigje dhe ka hapur procedurat kundër Vlahutin. Më 13 Janar të vitit 2016, kur Vlahutin ushtronte detyrën e ambasadores së BE –së në Tiranë, Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit, vendosi: “Mospërmbushja e detyrimit të zyrtares Romana Vlahutin, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Kroacisë për Punët e Jashtme, nga Tetori 2012 deri më 30 Shtator 2014, që sipas kërkesës zyrtare të plotësojë në afatin e caktuar detyrimin që rrjedh nga nenet 8 dhe 9 të ligjit “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit” (ZSSI),  që të përmbushë saktë dhe në mënyrë të plotë formularin mbi gjendjen e pasurisë së zyrtarit, pas përfundimit të funksionit të përshkruar më sipër, përbën shkelje të nenit 10 të Ligjit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here