Serbia tërheq me urgjencë ambasadorin nga BE-ja për shkak të një kardinali kroat

0
151

Qeveria serbe ka tërhequr me procedurë të përshpejtuar ambasadorin e saj pranë Bashkimit Evropian.

Dushko Lopandiç u largua nga detyra pasi nuk kishte njoftuar Beogradin për një ekspozitë të hapur në Parlamentin Evropian kushtuar kardinalit kontrovers kroat, Alojzije Stepinac, për të cilin Zagrebi kërkon shenjtërimin e tij, ndërkohë që Serbia e konsideron një kriminel.

Pala serbe e akuzon kardianin se ka bashkëpunuar me regjimin fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ekspozita kushtuar kardinalit Stepinac, e kërkuar dhe e organizuar nga eurodeputetët kroatë ka ngjallur reagimin e fortë të Beogradit, me një protestë zyrtare nga ana e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ndërkohë, në një letër dërguar ministrit Daçiç, ambasadori Lopandiç kritikon vendimin ndëshkues, i marrë me nxitim, në shkelje të procedurave diplomatike dhe pa asnjë konsultim.

“Kjo ndodh kur në Serbi nuk ka ende një qeveri të re dhe kur ajo është në një fazë të rëndësishme të bisedimeve për anëtarësimin në BE”, thekson ambasadori.

Lopandiç do të zëvendësohet nga Ana Hrustanoviç, ambasadore e Serbisë në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here