Vendimi/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Shullazit, mbetet në “arrest me burg”

0
142

Emiljano Shullazi do të qëndroi në arrest me burg. Ky është verdikti i Gjykatës së lartë, e cila nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim rekursin e depozituar prej tij.  Shullazi ndodhet në burg prej më shumë se 1 muaji. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Shkëlzen Selimi. E njëjta masë sigurie është caktuar dhe për Blerim Shullazin duke mos pranuar rekursin, ndërsa ende nuk ka një vendim të gjykatës për shokun e Shullazit, Gilmando Danin. Kërkesa e Shullazit u paraqit në gjykatën e lartë më 18 Maj 2016 ku me anë të rekursit ai kërkoi prishjen e arrest me burg dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apeli i Krimeve të Rënda. Mbrëmjen e 17 Prillit Prokuroria e Krimeve të Rënda nxori urdhër arrestet për Shullazin e dy shokët e tij për akuzën e kërcënimit të profesorëve Dhori Kule, Mynyr Koni e kërcënimin e disa biznesmenëve për dhënie pasuri por këto akuza janë mohuar nga Emiliano Shullazi ndërsa dosja hetimore ende mbetet e hapur. Hetime të cilat përfshijnë një sërë çështjesh përfshi dhe tjetërsimin e pronësisë së ish – hotel Vollgës në Durrës, për të cilën mbrojtia e Shullazit deklaron se është përfituar me kontratë të rregullt dhurimi para noterit. Ndërsa dy profesorët të cilët sot janë rektori Mynyr Koni e ish -rektori Kule para prokurorëve nuk e pohuan në asnjë moment emrin e Shullazit, ndërsa mbi 6 biznesmen të përmendur në materialin e prokurorisë së krimeve të rënda publikisht mohuan të jenë kërcënuar për dhënie pasuri nga Shullazi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here