Reagon Bode për largimin e Canit: Nuk mbulohet dielli me shoshë

0
240

Deputeti Demokrat Ridvan Bode, ministër i Financave i qeverisë Berisha, deri në zgjedhjet e qershorit 2013, e quan manovër, përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë largimin e ministrit aktual Shkëlqim Cani. Reagimi vjen pak minuta pasi u mësua vendimi I kryeministrit për zënvedësimin e Canit me Arben Ahmetajn.

Për Boden dështimi nuk është një emër, por kemi të bëjmë me një model tërësisht të dështuar të politikës qeverisëse.

Ridvan Bode:  “Uroj që dorëheqja të jetë për shkak të mosrealizimeve dhe dështimeve në sektorin e ekonomisë dhe të financave dhe  të mos ketë arsye të tjera më ogurzeza sesa kaq. Së dyti sigurisht kjo është një manovër por por dielli me shoshë nuk mund të mbulohet. E vërteta është se janë dështimet e qeverisë në tërësi, të politikave të ndërmarra nga kjo qeveri, dështimi i taksës progresive, agresivitetit që ka mbajtur në raport me biznesin, i rrënimit të mirëqënies të ekonomisë dhe buxheteve të familjeve shqiptare, që bënë që vitin e kaluar megjithëse u shtuan rreth 200 milionë dollarë taksa dhe u pretendua për një rritje ekonomike,  të ardhurat në fund qenë rreth 400 milionë më pak krahasuar me një vit më parë. Kemi të bëjmë me një model tërësisht të dështuar. Dhe modelet e dështuara nuk mund të gënjejnë opinionin public as të krijojnë iluzionin se me ndryshime të tilla të personave të parëndësishëm do të mund të jepet një perspektivë e re. Modeli ka dështuar dhe është nevoja për të ndryshuar thelbin e këtij modeli, ndryshimin në total të politikave aktuale.  Kryedështimi I kësaj qeverie janë financat dhe ekonomia e vendit, dhe momenti është I tillë, një vit para zgjedhjeve mund të personalizojë dështimet e politikës dhe thelbit të kësaj qeverisje me emra individësh. Mendoj se nuk është tek emrat e përveçëm por filozofia që bart kjo qeveri dhe tek program tërësisht i gabuar jo I përshtatshëm jo mbështetës për ekonominë e vendit dhe reflekton tërësisht qëndrime kaotike nga ana e kryeministrit dhje kabinetit të tij  në tërësi

Por a mendon se do të përmirësohet gjëndja?

Bode thotë: Unë nuk pres dhe nuk shpresoj të ketë përmirësim të gjëndjes, por intensifikim të demagogjisë për të fshehur të vërtetën. Kush di të gënjejë më shumë në publik dhe të bëjë demagogjinë mund të çohet tek vendi që është më problematik  dhe ku është dështimi më i madh, por kjo nuk do të sjellë asnjë përmirësim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here