Tirana e blinduar nga masat e sigurisë, normalizohet trafiku pas ikjes së Kerry-t

0
171

Tirana është blinduar për 8 orë, nga masat e larta të sigurisë gjatë vizitës të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. 1550 efektivë policie dhe agjentë amerikanë ushtruan kontrollet e territorit dhe garantuan mbarëvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë. Qytetarët kuriozë kanë ndjekur nga afër takimet e Sekretarit Amerikan, ndërsa masat e sigurisë ishin të larta,  përfshirë edhe mbylljen e biznese në Rrugën e Durrësit.

Tirana është binduar nga masat e larta të sigurisë para dhe gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhon Kerry.

1550 efektivë policie, Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë, Shërbimi Informativ Shtetëror, punonjës të Gardës, Agjensive të Inteligjencës dhe agjentë ushtruan kontroll në territorin e vendit dhe garantuan mbarëvajtjen e vizitës së kryediplomatit amerikan.

Në orën 07:00, efektivët nisin bllokimin e akseve kryesore si rruga “Dritan Hoxha”, Rruga e Durrësit dhe bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. Trafiku u devijua në akse të tjera dytësore të Tiranës.

Snajperistët u vendosën në ndërtesat më të larta, po ashtu dhe në godinën e Kryeministrisë, ndërsa një helikopter i FA-së, patrulloi nga ajri.

Vizita e Sekretarit Amerikan ka ngjallur interes tek qytetarët, që pavarësisht motit me shi qëndruan pranë përballë Kryeministrisë.

Qytetari 1: Kurioz për të parë.

Prisni të ndryshojë diçka nga kjo vizitë?

Qytetari 1: Po çfarë do të ndryshojë? S’ka për të ndryshuar gjë fare, sa kanë hyrë dhe dalin këtu, asnjë gjë nuk do të ndryshojë.

Qytetari 2: Jemi kurioz ta shohim Sekretarin e Shtetit Amerikan.

Por si janë kuptuar mesazhet e Sekretarit Amerikan?

Qytetari: Për mua mesazhin e ka dhënë pa dhënë asnjë mesazh, vetë ardhja është një mesazh. Por një vërejtje kisha që nuk është bërë pritja shumë popullore, për arsye që nuk i di. Është bërë pritje protokollare.

Për arsye sigurie, policia e Tiranës urdhëroi mbylljen e biznesve në Rrugën e Durrësit.

Dyqane, agjensi udhëtimi, bare, kinkaleri ulën qepenat deri në largimin e diplomatit amerikan.

Edhe në rastet kur disa tentonin të hapnin dyert, sërish policia ndërhynte për mbylljen e tyre.

Trafiku u normalizua pasi zyrtari i lartë amerikan la kryeqytetin shqiptar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here