PD: Kërcënimi me jetë i Ndocajt, mban emrin e Ramës

0
189

inaPartia Demokratike ka deklaruar ditën e djeshme nëpërmjes zëdhënëses së saj Ina Zhupa, se deputeti socialist Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë nga kordinatori i kryeministrit Rama, ndërkohë që ky i fundit hesht përballë kësaj situate. “Edi Rama po shton dozat e propagandës me regji qendrore, me anëtarësime të paracaktuara, me fjalime të gatshme e të sforcuara, ndërkohë që prej dy ditësh, ka një denoncim publik se brenda partisë së tij, deputeti socialist Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë nga njerëzit që Edi Rama u ka besuar degën e Partisë Socialiste të Lezhës”. Po ashtu Zhupa bëri me dije se deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka.  Ndërkaq, zëdhënësja e  PD-së, tha se pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, Ndoka  vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës. “E turpshme është retorika e Ramës me të rinjtë për partinë e për vlerat, kur ai e ka inkriminuar atë në qelizë, kur nuk gjen kohë të  mbajë një qëndrim për faktin se deputeti i tij kërcënohet me jetë nga kordinatori i tij. Në të vërtetë, realiteti i Partisë që drejton Rama ky është. Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet. Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm” – theksoi Zhupa gjatë prononcimit të saj për mediat. Ndërkohë që i cilësoi bandat dhe trafikantët, si kriminelë që përfaqësojnë kryeministrin e vendit Ramën. “I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik. Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit. Eshtë e qartë se Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga inkriminimi”. Gjatë përfundimit të deklaratës së saj, zëdhënësja e Partisë-Demorkatike shtoi se  qytetarët e vendit, demokratë e socialistë, me dhe pa parti, do ta shkulin këtë farë të keqe të politikës nga rrënjët. Dita po afron.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency