Veliaj shpjegon apo justifikon për situatën në Tiranë pas shirave

0
138

 

123 Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpjeguar sot se uji në rezervuarin e Bovillës ishte tejet i ndotur pas reshjeve dhe për këtë arsye, Ujësjellësi vendosi të mos furnizonte thuajse gjysmën e kryeqytetit për mbi 24 orë.

“Mund ta kishim çliruar ujin më herët, – tha Veliaj, – por ishte shumë i ndotur.  Jam zgjedhur për vendime të përgjegjshme, jo për t’u bërë populist.”

Veliaj nga ana tjetër ka paralajmëruar se priten sërish reshje dhe përmbytje edhe më të rënda, përkeqësim i situatës, ndaj bashkia po nxiton të zhbllokojë kanalizimet nga mbeturinat, kryesisht plastike, si shishe dhe qese, që sipas kreu të bashkisë shkaktuan përmbytjen dy ditë parë.

“Tonelata të tëra qese e shishe në kanale nuk i hedh hasmi, – tha Veliaj. – Po pastrojmë kanalet, punë 24 orë.  Ju lutemi mos e ndosni qytetin, një sjellje e papërgjegjshme e një njeriu, përmbyt një rrugë të tërë për një mijë të tjerë që janë të pastër e respektojnë normat e bashkëjetesës urbane.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency