Qeveria dhe PS shpërngulen në Jalë/ Rama, freshistëve: Bëni shkuma-party, po mos na merrni telefon që t’ju lirojmë nga policia

0
118

Rama-jaleGëzim Saliu

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë dhe deputetët Pandeli Majko e Blerina Gjylameti, vizitoi kampingun e Jalës ku ishin të pranishëm të rinjtë e PS-së. Në këtë takim kreu i qeverisë ishte i mbushur me batuta, ku nuk ngurroi të “ngacmonte” freshistët për mënyrat e argëtimit të tyre.

“Jeni shumë mirë me cilësinë, po nga shtatori do fillojmë të punojmë me cilësinë. Tani shkoni bëni shkuma-party se në shtator ju pret puna. Pra, bëhuni tani të papërgjegjshëm, bëni pushime të papërgjegjshme që më pas mos të na merrni në telefon e të na kërkoni që t’ju lirojmë nga policia”, – tha Rama, ndërkohë që e gjithë fjala e tij në takim është shoqëruar me të qeshura nga pjesëmarrësit.

Këtë e faktoi edhe Pandeli Majko, i cili përmes një statusi në rrjetin social FB shkruante: “Sot, ne kampingun e eurosocialisteve ne Jale me Edi Ramen, Damjanin, Saimirin, Blerinen dhe kryetarin e Bashkise se Himares, Jorgo Goro… Nje dite e veçante e mbushur me reflektime dhe batuta pa fund”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here