Vizita e zyrtares së lartë të DASH/ Nuland: Qytetarët s’meritojnë të votojnë të inkriminuarit. Basha: I heqim nga Kuvendi e bashkitë

0
111

Basha-NulandZyrtarja e lartë amerikane, Victoria Nuland, ka dhënë një mesazh se shqiptarët nuk meritojnë të votojnë personat e inkriminuar. Po ashtu, Nuland i bëri thirrje partive politike që të kandidojnë persona të pastër.

“Të jemi të sinqertë, në një demokraci njerëzit, votuesit meritojnë që të kenë të drejtën që të votojnë persona që nuk kanë histori kriminale dhe gjithashtu ne i bëjmë thirrje të gjithë popullit shqiptar që të insistojë që partitë politike ti ofrojnë atyre kandidatë të pastër. Ajo që ne dëshirojmë është që të bëhet shumë shumë e vështirë, duke pasur ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të bëhet e vështirë që personat që kanë të shkuar kriminale, ose të cilët do të angazhohen në veprimtari kriminale gjatë punës së tyre duke mbajtur një pozicione zyrtare të mos jenë pjesë”.

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha, pas takimit me Nuland theksoi se,: “Kam marrë mbështetjen e plotë të Nuland për përpjekjet e PD dhe platformën tonë për të trajtuar këto probleme të demokracisë, pikë së pari me axhendën e dekriminalizmit, në mënyrë që qytetarët të kenë një parlament dhe pushtet vendor të pastër. Kjo do të thotë se Partia Demokratike do të vazhdojë të ecë” ….

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here