Borxhi grek/ Beteja e nëndheshme Cipras-Varoufakis për kreun e Sirizës

0
138

Varufakis CiprasNëse deri pak kohë më parë kryeministri grek ishte një zë ndryshe nga ministri i tij i financave, tashmë Cipras është i detyruar me hir a me pahir të përqafojë krejtësisht dogmën e ministrit Varoufakis, pa vulën e miratimin e të cilit nuk do të mund të hidhte qoftë edhe një hap të vetëm përpara, brenda dhe jashtë vendit.

Kryeminstri grek Aleksis Cipras është zënë në lak si pasojë e veprimeve të tij të deritanishme për të arritur një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtare. Madje edhe nese ai e dëshiron vërtet diçka të tillë, ai nuk e ka më të mundshme. Nga ana tjetër, ministri i Financave, Janis Varoufaksi është i vendosur që të mos negociohet më për borxhin grek, madje po i luan të gjithë gurët e lojës “ortodokse” për të mos u pasur asnjë mundësi për t’u arritur një marrëveshje, qoftë edhe në rrafshin teorik, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Orvatja e ministrit të financave për të ngritur një komison parlamentar që do të dëshmonte se një pjesë e borxhit grek ndaj të huajve është i paligjshëm dhe se borxhi grek është ku e ku më i ulët se ç’deklarojnë kreditorët ndërkombëtarë, do të nxirrte zbuluar Sirizën ndaj opinionit të brendshëm dhe natyrshëm do të shtrohej pyetja: “Përse vallë qeveria greke ka negociuar kaq e kaq kohë për shifrat e deklaruara, ndërkohë që ‘borxhi faktik’ paska qene shumë më i ulët se ç’deklarohej”?!

Në gjirin e Sirizës po përvijohet edhe një krah më radikal, që mbështetet kryesisht nga Janis Varoufakis dhe kryeparlamentari grek Zoe Constantopoulou, e që ka mbështetjen edhe të një numëri të konsiderueshëm parlamentarësh të Sirizës. Cipras, si një ndjekes i vëmendshëm i sondazheve, nuk mund të anashkalojë të dhënat se 25-30% e grekëve kërkojnë kthim të dhrahmia. Por Cipras i druhet ashpërsimit të qendrimeve vetjake, sepse nuk do të dëshironte të humbte shumicën e partisë së tij. Ndërkohë, ai po kërkon mundësi që në të ardhmen e afërt të projektohet si një lider i qendrës se majtë greke, duke hequr dalëngadalë dorë nga ekstremi i majtë. Vecse kjo do t’i kushtonte së paku humbjen e 10-20 parlamentarëve, teksa do t’u ofronte mundësinë shokëve të tij brenda partisë, që do përfitonin nga rasti për ta hequr qafe politikisht.

Ndërkaq, dallgët po përplasen furishëm në brigjet greke. Nëse nuk veprohet shpejt, ato do të përmbytin jo vetëm Sirizën, por edhe tërë vendin, paralajmëron “Kathimerini”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here