Qytetarëve u vonohet asistenca sociale

0
176

Asistenca socialeQytetarët të cilët jetojnë me asistencë sociale, nuk kanë mundur t’i marrin paratë e tyre nga Banka për Biznes.

Banka i ktheu qytetarët duke iu thënë se paratë e asistencës sociale mund t’i marrin vetëm në ditën e hënë.

Qytetarët janë shprehur skeptikë se paratë do t’i marrin edhe të hënën. Zyrtarë të bankës janë përgjigjur se paratë nuk janë proceduar për shkak të vonesës së listave të cilën e ka shkaktuar Ministria.

Mirëpo, Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, ka thënë se listat e emrave janë dorëzuar të premten në mëngjes. Sipas tij, ato dorëzohen gjithmonë një ditë para shpërndarjes së parave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here