Studentët/ Bursat në Itali, afati për të aplikuar, dokumentet e plota

0
171

 

Bursat në Itali,Afati i fundit për përcjelljen telematike të formularit online është data 31 maj 2015

Ambasada e Republikës së Italisë njofton se qeveria e Italisë ofron për studentët dhe të diplomuarit shqiptarë bursa studimi pasuniversitare për një total prej 54 muajsh (për 620 euro/muaj) për vitin shkollor 2015 – 2016. Me qëllim lehtësimin e procesit të formimit të nivelit II, këtë vit do të pranohen vetëm kandidatët, të cilët dëshirojnë të ndjekin kurse universitare të nivelit II, Master të nivelit I dhe II, kurse në Doktoratë, shkolla specializimi (përjashtohen degët mjekësore), kurse të ndryshme AFAM, kurse të avancuara të gjuhës dhe kulturës italiane, si dhe kurse formimi për mësues të gjuhës italiane. Shtojmë gjithashtu se pranohen aplikime edhe nga ata kandidatë, të cilët gjatë vitit shkollor 2014-2015 kanë përfituar bursa studimi në kurse universitare nivelit të parë dhe të ciklit unik, por përparësi do të kenë kandidatët e rinj për marrjen e bursës. Bursat e studimit mund të kenë një kohëzgjatje prej 3, 6, 9 muajsh ose 1-mujore për kurset e formimit për mësues të gjuhës italiane. Periudha e përftimit të bursës përkon me kohëzgjatjen e vitit shkollor 2015/2016, pra nga data 1 tetor 2015 deri në datën 30 shtator 2016. Megjithatë bursat e studimit do të fillojnë të paguhen vetëm duke filluar mbas datës 1 janar 2016. Bursat e studimit mund të kryhen pranë universiteteve, instituteve të formimit të lartë artistik e muzikor, instituteve të restaurimit, shkollave kombëtare të kinematografisë, qendrave e laboratorëve kërkimorë, bibliotekave, arkivave, muzeve dhe institucioneve të tjera shtetërore. Nuk do të jepen bursa pranë Institucioneve te huaja edhe pse te vendosura ne Itali apo në shkollave dhe laboratorëve private, të cilat nuk janë të njohura nga institucionet shtetërore. Procedura e paraqitjes së kërkesës për bursë studimi nga ana e kandidatëve është informatizuar tërësisht. Kandidati duhet të plotësojë formularin interaktiv në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane: http://borseonline.esteri.it/borseonline; Gjatë fazës së paraqitjes së kërkesave, për çdo paqartësi mund t’i referoheni adresës së email të Institutit të Kulturës italiane në vijim: iictirana.borse@esteri.it; Afati i fundit për përcjelljen telematik të formularit online është data 31 maj 2015. Gjatë plotësimit të formularit duhet të shkarkohet në sistem një kopje e faqes me të dhënat anagrafike të pasaportës.

 

Dokumentet

-Formulari i aplikimit të nënshkruar duke vendosur datën një fotografi në format pasaporte.

-Titujt e studimeve të kryera (jo më tepër se 2 faqe), si dhe titujt shkencorë të mundshëm; 3. Për punonjësit e Administratës Publike (përfshi këtu profesorët e universiteteve) letra e drejtuesit (Shefi i Katedrës/Departamentit, Drejtori i Entit, etj.) duke motivuar kërkesën për bursë

-Dëshminë (ligjërisht e njohur nga Shtetit Italian) që vërteton njohjen e gjuhës italiane. Paraqitja e kësaj dëshmie përbën përparësi në përzgjedhjen e kandidatëve

-Dichiarazione di intenti, në italisht

-Letër prezantimi e kandidatit nga profesor që shërben si pikë referimi. Për kandidatët në kurset universitare të nivelit të dytë, të Masterit ose të Doktoratës nevojitet një letër prezantimi të paktën nga një autoritet akademik shqiptar (Rektor, dekan ose Drejtues Departamenti). Për kandidatët në kurset universitare të nivelit të dytë, Master ose Doktoraturë, nevojitet një letër reference nga ana e një autoriteti akademik shqiptar (p.sh. Rektori, Dekani ose Drejtori i Departamentit). Kandidatët e Doktoraturës, duhet të paraqesin gjithashtu edhe dokumentet: 1. Përshkrimin e Projektit (deri në 1 faqe) që kandidati synon të realizojë, duke saktësuar emrin e institucionit pranë të cilit dëshiron të kryejë veprimtarinë e tij, si edhe kontaktet me personalitetet shkencore dhe akademike.

-Letrën e një profesori apo eksperti italian, që është i gatshëm të ndjekë kandidatin gjatë veprimtarisë së parashikuar në projekt. Profesori/eksperti duhet të jetë docent ose ekspert përgjegjës i Institutit universitar/shkencor italian ku kandidati synon të zhvillojë aktivitetin e parashikuar në projektin e tij. Letra duhet gjithashtu të jetë e plotësuar me kokën e institucionit përkatës, si dhe e pajisur me vulën dhe firmën përkatëse. Duhet gjithashtu që letrat të përmbajë emrin, mbiemrin dhe kontaktet e personit që nënshkruan, për të lejuar verifikimin në rast se dyshohet mbi vërtetësinë e tyre.

 

Përzgjedhja

Përzgjedhja e kandidatëve, të cilët do të plotësojnë kushtet për sa më sipër, do të kryhet nga një Komision i posaçëm i kryesuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë, në të cilën do të bëjë pjesë, sikurse dhe në vitet e mëparshme, një funksionar i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë. Instituti Italian i Kulturës në Tiranë do të ofrojë ndihmesë në përpilimin e kërkesave dhe në përcaktimin e institucioneve pranë të cilave mund të përftohet bursa, si dhe do të vlerësojë nëse njohuritë në gjuhën italiane janë të përshtatshme për të përfituar nga periudha e studimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here