Sot përsëri stuhi/ Meteorologët: priten përmbytje të reja

0
137

stuhite_0Gjendja e alarmit nga përmbytjet në jug të Shqipërisë, ende nuk ka kaluar pasi sipas meteorologëve nata e sotme dhe gjithë dita e nesërme do të ketë stuhi të fuqishme shiu me intensitet të lartë, ndërsa në veri do të ketë reshje dëbore.
Shërbimi Meteorologjik ben te ditur se situata do të jetë akoma dhe më e vështirë dhe për këtë arsye duhet gatishmëri e plotë e të gjitha forcave të emergjencës që janë aktualisht në terren. Ka gjasa që lumenjtë të dalin sërish nga shtrati, pasi tashmë e kanë krijuar terrenin nga vërshimet intensive të dy ditëve më parë. Po ashtu Shërbimi Meteorologjik i ka bërë thirrje banorëve të cilët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre të përmbytura që pavarësisht rënies së nivelit të ujit në banesat e tyre të mos rikthehen pasi gjendja kritike nuk ka kaluar ende dhe gjasat janë për përkeqësim të situatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency