Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që “rrëfyen” ekzekutimet në ushtrinë partizane

0
2556

V.M

brigada e peste e partizaneveDebati i nxehtë mbi Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri ndodh pikërisht për datën e sotme, 29 nëntorin. A është çliruar Shqipëria sipas parimeve të një “lufte të drejtë”?! Nisur nga kjo doktrinë e së drejtës, si bazë e ligjeve moderne të luftës, me rrënjë nga antikiteti, studiuesi Çelo Hoxha nxjerr për herë të parë në dritë disa dokumente që dëshmojnë gjithë njollat e errëta të historisë sonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në atë pjesë që u deformua nga historiografia komuniste për 50 vjet. Rezultati është se Lufta Nacionalçlirimtare nuk është analizuar asnjëherë dhe interpretuar si luftë e drejtë.

“Krimet e komunistëve gjatë Luftës 1941-1945”, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, është një monografi dokumentare e krimeve të luftës, nga vinin urdhrat e ekzekutimeve. Libri ka një pasuri të dhënash që nuk lënë hapësira interpretimi për të kundërtën. Trajtimi i veprimtarisë partizane e vështruar në dy qasje, sipas teorisë së luftës së drejtë dhe sipas ligjit për krimet e luftës, të krijuar nga vetë komunistët në janar `45, shënon në këtë libër një fazë të re së paku në teoritë e shqyrtimeve historike. Ngjarjet dhe personazhet, dokumentet janë pajisur me shënime. Ashtu siç na sqaron edhe studiuesi, dokumentet nuk kanë synimin sensacional të zbulimit, por siç vihet re përgjatë gjithë kronikës së sjellë, procesi analitik është një rëndësi e dorës së parë për të kuptuar gjithë procesin e luftës së bërë në Shqipëri. Disa prej dokumenteve botohen për herë të parë e të tjera janë publikuar dhe bërë të njohur për publikun, nga i njëjti autor, në gazetën “Standard”, shkurt-tetor 2012. E reja këtu është se jepen disa dokumente, që lidhin zinxhirin e ngjarjeve: kush e ka dhënë urdhrin, kujt iu dhanë për ekzekutim ushtarët, raporti i ekzekutimit, reagimet pas ngjarjes.

“Anëtarët e KQ të PKSH-së dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata kanë qenë, duke iu referuar ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar [forcat partizane] në vepra kriminale”, – shkruan Hoxha. Në fakt, kjo është pika që debatet kanë ndarë historianët, më parë politikën. Ngarkimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare me përgjegjësinë e krimeve të bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, edhe pse (si në rastin e këtij botimi të Ç. H.) i referohen një dokumentacioni të pasur me dëshmi e raporte nga vetë komunistët, sërish historiografia e majtë s’është tërhequr. “Drejtuesit e qarkoreve të PKSH-së dhe formacioneve të ndryshme partizane kanë përgjegjësinë e tyre, sipas hierarkisë dhe në varësi të rolit të luajtur në ngjarje të caktuara. Përgjegjësia është individuale, por si bashkëpunëtorë në krim, persona që kanë pasur dijeni për një krim ose për moskallëzim krimi mund të fajësohen të gjithë partizanët pjesëmarrës në ngjarje”. Më poshtë, për herë të parë, na paraqitet një listë e emrave, të cilët, përmes dokumentacioneve, zbardhin krimet e bëra në luftë. Mbi të drejtën e kësaj lufte, studiuesi Hoxha tërheq vëmendjen se personat në listën e mëposhtme (përjashto dy prej tyre, që janë cilësuar) nuk i kanë denoncuar (penalisht ose publikisht) krimet e PKSH-së dhe UNÇ-së, pra nuk u distancuan kurrë prej tyre. Shumica e tyre kanë qenë drejtues të formacioneve të ndryshme partizane. Për sqarim, thuhet se përgjegjësia në krime (autorësi ose pasje dijeni) e personave, emrat e të cilëve janë theksuar (me bold) është e vërtetuar. Disa janë dokumentuar në libër, të tjerëve u është vënë referenca arkivore ku gjendet gjurma e krimit.

Në ironi se nga emrat e mëposhtëm nderohen si dëshmorë, pasi janë vrarë gjatë luftës, studiuesi thotë se ata janë përfshirë në listë për dy arsye: 1) krimet e tyre nuk mund të mohohen, për shkak të fatit tragjik; 2) titulli dëshmor u është dhënë nga institucionet e diktaturës komuniste. “Në listë gjenden edhe disa persona, të cilët kanë qenë drejtues të formacioneve partizane, por më vonë i braktisën ato”.

 

Lista e personave përgjegjës për krimet e luftës

  1. Asllan Gurra, komandant i batalionit të Oparit, Korçë
  2. Abdyl Këllëzi, komisar i Brigadës XVI[1] (Dokumenti 90, 103, 105)
  3. Adil Çarçani, zv.komisar i Brigadës VII (Dokumenti 54, 67, 86)
  4. Adil Prishta, zv.komandant batalioni, Brigada VII
  5. Adnan Qatipi, zv.komandant batalioni, Brigada III
  6. Ali Vinçani, komandant i Batalionit “Kelmendi-Gërmenj”, Korçë
  7. Agush Gjergjevica, anëtar i shtabit të qarkut Korçë
  8. Amdi Babani, komandant batalioni, Brigada XV (Dokumenti 107)
  9. Andon Xoxa, komisar, kompania II, batalioni II, Brigada I (u vra gjatë grabitjes së Pogradecit nga Brigada I dhe IV) (Dokumenti 50)
  10. Anton Bulaqi, zv.komandant i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
  11. Ardi Rakipi, zv.komandant batalioni, Brigada V
  12. Asaf Dragoti, komandant i Brigadës VIII
  13. Asaf Tahiraj, Komandanti i Brigadës VIII (Dokumenti 71, 120, 129, 130)
  14. Astrit Nishani, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  15. Baba Fejzo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative[2]
  16. Bahri Zaimi, komandant artilerie i Brigadës VII
  17. Bajt Asllani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
  18. Balil Peçi, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  19. Baki Starja, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
  20. Bako Dervishi, komandant batalioni, Brigada V
  21. Bajram Vula, zv.komandant batalioni, Brigada III
  22. Barjam Sinojmeri, zv.komisar i Brigadës VIII (Dokumenti 72, 89)
  23. Bedri Spahiu, komisar i Zonës I Operative, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
  24. Bejto Bultica, komandant batalioni, qarku Berat[3]
  25. Beqir Balluku, komandant i Brigadës II (Dokumenti 66, 80, 94, 95)
  26. Bido Sejko, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  27. Bilbil Klosi, anëtar i sektorit politik, Brigada V (Dokumenti 69)
  28. Burhan Beqari, komandant batalioni II, Brigada XII
  29. Cute Selenica, komandant çete, qarku Korçë
  30. Çelo Arrëza, komandant batalioni, Brigada V[4]
  31. Dali Ndreu, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i Divizionit I (Dokumenti 40)
  32. Dane Mehmeti, komandant batalioni, Brigada V
  33. Dul Rrjolli, komisar i rrethit Lezhë[5]
  34. Dushan Mugosha, themelues i PKSH-së, zv.komisar i Brigadës I
  35. Ethem Haxhiu, zv.komandant i batalionit “Reshit Çollaku”
  36. Enver Hoxha: anëtar i KQ të PKSH-së; komisar i Shtabit të Përgjithshëm; komandant i UNÇ-së (pas majit 1944); anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 3, 4, 9, 10, 11, 12, 14, 15, 16, 17, 21, 22, 23, 24, 28, 29, 31, 33, 34, 35, 37, 38, 43, 44, 45, 53, 58, 60, 124, 125, 126, 127, 131, 132)[6]
  37. Enver Liçaj, komisar i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
  38. Ernest Jakova, zv.komandant batalioni, Brigada III
  39. Esat Dishnica, (Dokumenti 35)
  40. Esat Ndreu, komandant i grupit territorial të Dibrës
  41. Estref Sihati, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  42. Fadil Çeçi, zv.komandant i Brigadës V
  43. Faik Cakuni, komandant i batalionit “Fuat Babani”, Korçë (Dokumenti 52, 53)
  44. Faslli Jaho, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  45. Fatmir Gjata, zv.komisari i batalionit “Çlirimi, Korçë
  46. Fejzo Bino, komisar, kompania III, batalioni I, Brigada I
  47. Fejzo Ismaili, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
  48. Ferik Hado, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
  49. Ferit Radovicka, komisar, kompania I, batalioni II, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të spastrimit në Koplik, 1945[7] (Dokumenti 137)
  50. Fetah Selcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
  51. Feti Bubësi, komandant batalioni IV, Brigada VI
  52. Feti Smokthina, komandant i kompanisë II, Batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
  53. Fiqrete Shehu, (Dokumenti 57, 70)
  54. Flamur Nishani, anëtar i sektorit politik për çështjet e rinisë në Brigadës VIII (Dokumenti 77)
  55. Foto Stamo, komisar çete (me Xhezar Serishtin dhe Zalo Zvarishtin), qarku Korçë
  56. Gafur Çuçi, anëtar i sektorit politik të Brigadës VIII, komisar i Divizionit V (Dokumenti 73)
  57. Gani Nivica, komandant batalioni, Brigada VIII
  58. Gogo Nushi, anëtar i KQ të PKSH-së (Dokumenti 5, 22, 23, 27, 28, 29, 34, 92)
  59. Gaqo Peristeri, komisar batalioni, qarku Korçë
  60. Gaqo Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
  61. Gjergj Kokoshi, anëtar i kryesisë së KANÇ
  62. Gjin Marku, anëtar i KQ të PKSH-së, komandant i Brigadës VII (Dokumenti 116)[8]
  63. Gjon Banushi, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 110)
  64. Gjon Gjonaj, zv.komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 103)
  65. Gjon Marashi, komandant i çetës së Dukagjinit[9]
  66. Hajdar Dushi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
  67. Haki Bejko, komisar, kompania III, batalioni II, Brigada I (Dokumenti 50)[10]
  68. Haki Toska, (Dokumenti 83)
  69. Halim Xhelo, komandant batalioni, Brigada V
  70. Hamdi Lemo, komandant batalioni, Brigada III
  71. Hamit Keçi, zv.komandant i Brigadës III
  72. Hariz Velo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  73. Hasan Moglica, komandant çete, qarku Korçë[11]
  74. Hasan Mëhilli, komisar i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
  75. Hasan Pulo, zv.komandant i Zonës I Operative; anëtar i kryesisë së KANÇ
  76. Hasan Selenica, zv.komisar i batalionit “Hakmarrje, Korçë
  77. Haxhi Lleshi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 11, 41)
  78. Haxhi Seseri, komandant i batalionit territorial të Dajtit
  79. Hito Çako, zv.komandant i Brigadës V.
  80. Hulusi Spahiu, komandant i Brigadës III (Dokumenti 97)
  81. Hysen Blloshmi, komandant i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
  82. Hysen Çino, komandant batalioni, Brigada V
  83. Hysen Zenelaj, zv.komandant, kompania II, batalioni II, Brigada I
  84. Hysni Kapo, zv.komisar i Zonës I Operative; komisar i Brigadës V; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i Shtabit të Divizionit I (Dokumenti 92, 114, 123)
  85. Hysni Manushi, komandant batalioni, Brigada III
  86. Hysni Selcka, komandant batalioni, qarku Korçë
  87. Ibrahim Stafa, zv.komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
  88. Idris Seiti, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I, zv.komandant batalioni, Brigada I
  89. Idriz Tahiri, komisar i qarkut Shkodër[12]
  90. Irakli Bozo, komandant batalioni, Brigada II
  91. Irfan Peshtani, oficer i seksionit operativ të Brigadës VII
  92. Islam Radovicka, komandant i Zonës I Operative, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 90, 124)
  93. Istref Sehati, zv.komandant batalioni, Brigada V
  94. Izet Kallarati, në dispozicion të shtabit të Zonës I Operative
  95. Jaho Gjoliku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, zv.komandant i Brigadës VI (Dokumenti 83)
  96. Jorgji Zëra, komandant batalioni, Brigada II
  97. Josif Prifti, komisar i batalionit “Hakmarrje, Korçë
  98. Kadri Hazbiu, komandant i Batalionit I, Brigada V (Dokumenti 88)[13]
  99. Kadri Hoxha, komandant i batalionit të Çermenikës; komandant i grupit të qarkut të Elbasanit; anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Brigadës VII
  100. Kadri Musaj, komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
  101. Kahreman Ylli, komisar i Brigadës IV (Dokumenti 110)[14]
  102. Kapo Lena, komandant i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
  103. Kiço Ngjela, (Dokumenti 95)
  104. Koçi Xoxe, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 6)
  105. Koço Prifti, (Dokumenti 114, 123)
  106. Koço Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
  107. Komandanti i Çetës së Shën Gjergjit (i paidentifikuar, Dokumenti 19)
  108. Kristo Themelko, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Çetës së Pezës (Dokumenti 5, 27, 37, 38)
  109. Kudret Fratari, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  110. Lako Polena, komisar i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[15]
  111. Laver Sulçe, zv.komandant batalioni, Brigada I
  112. Lefter Kolonja, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
  113. Liri Gega, anëtare e KQ të PKSH-së (Dokumenti 14, 63, 64, 65, 68, 91)
  114. Luan Qafëzezi, zv.komandant batalioni, Brigada VII
  115. Lutfi Leka, komandant i batalionit të Bëzhetës (Dokumenti 8)
  116. Llambi Gostivishti, zv.komisar i batalionit “Reshit Çollaku
  117. Maman Saliu, komisar i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 48)
  118. Manol Konomi, anëtar i kryesisë së KANÇ
  119. Manush Myftiu, zv.komisar i Brigadës V (Dokumenti 68, 88)
  120. Maqo Çomo, komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)[16]
  121. Mark Uli, komisar i çetës së Dukagjinit[17]
  122. Marko Billa, komandant i R.P.V Palasë (Dokumenti 78)
  123. Maze Jaupi, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  124. Medar Shtylla, anëtar i KANÇ
  125. Medat Poloska, zv.komisar i batalionit të Oparit, Korçë
  126. Mehmet Jaho (Luftar Bolena pseud.)[18]: zv.komandant i Brigadës XII
  127. Mehmet Shehu, kandidat i KQ të PKSH-së; komandant i Brigadës I; z/komandant i Divizionit I; komandant i operacioneve në Shkodër, pas lufte (Dokumenti 16, 30, 31, 32, 33, 126, 127, 128, 135, 139, 141, 142, 146)[19]
  128. Meshit Çela, zv.komisar, batalioni II, Brigada I
  129. Mestan Ujaniku, komandant i Shtabit të qarkut të Beratit
  130. Mevlan Dervishaj, komandant i Brigadës XI[20]
  131. Mihal Prifti, komisar i Divizionit II (Dokumenti 133, 134, 140)
  132. Mihallaq Ziçishti, komandant i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 148)
  133. Miladin Popoviçi, themelues i PKSH-së, drejtues de facto i saj
  134. Minella Koleka, komandant i komandës së Vendit, Himarë (Dokumenti 79, 81)
  135. Misto Treska, komisar batalioni territorial (me Riza Kodhelin), Korçë; komisar i Brigadës XX (Dokumenti 44)
  136. Muhamet Prodani, komandant i kompanisë III, batalioni I, Brigada I; komandant i Brigadës I
  137. Muharrem Kokomani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
  138. Muharrem Butka, komandant i Komandës së qarkut të Korçës (Dokumenti 101)
  139. Musa Daci, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  140. Mustafa Matohiti, komisar i Brigadës VI (Dokumenti 41)
  141. Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së
  142. Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), komandant i Batalionit të Martaneshit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 19)
  143. Myslim Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i partizanëve të Pezës[21]
  144. Myslim Shyri, komisar, Batalioni II, Brigada I
  145. Myzafer Babani,[22] komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)
  146. Myzafer Spaho, komisar i Brigadës III (Dokumenti 115)
  147. Myzafer Trebeshina, komisar i Divizionit IV (Dokumenti 138, 143)
  148. Nako Spirum, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 40)
  149. Nasi Vithkuqi, komandant i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
  150. Naum Kristo, zv.komandant batalioni, Brigada IV
  151. Naxhije Dumi, kandidate e KQ të PKSH-së (Dokumenti 4)
  152. Ndreko Rino, zv.komandant, kompania III, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigad I; komandant i operacionit në Dukagjin, pas lufte (Dokumenti 133, 141, 142, 146)
  153. Neim Kuçi, komandant batalioni, Brigada VII
  154. Neki Pirgu, komandant çete, qarku Korçë
  155. Nesti Titani, komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
  156. Neshat Hysi, zv.komandant i Brigadës VII
  157. Nexhip Vinçani, komandant i grupit partizan të Korçës, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 50)
  158. Ngjeli Argjiri, komandant, kompania II dhe zv.komandant, batalioni II, Brigada I; zv.komandant, Brigada VIII
  159. Niazi Çepani, anëtar i Shtabit të qarkut të Beratit
  160. Niko Çeta, komisar i batalionit Kelmendi-Gërmenji, Korçë
  161. Nuredin Aliu, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  162. Nuri Huta, komandant i Kompanisë I, Batalioni I, Brigada II (Dokumenti 94-96)
  163. Ollga Plumbi, anëtare e kryesisë së KANÇ
  164. Omer Nishani, kryetar i KANÇ
  165. Osman Sinani, komandant batalioni, brigada III
  166. Pajtim Shyti, (Dokumenti 84)
  167. Panajot Plaku, komisar i batalionit I, Brigada I (Dokumenti 44, 57)
  168. Pandi Kristo, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i grupit partizan të Korçës (Dokumenti 3)
  169. Pano Xhambolla, zv.komandant i Brigadës IV
  170. Pertef Therepeli, komandant batalioni, Shtabi i Beratit
  171. Petraq Lalaj, zv.komisar i grupit partizan të Korçës
  172. Petraq Titani, komisar i batalionit të Oparit, Korçë
  173. Petrit Dume, komandant i batalionit “Hakmarrje”, komandant batalioni, Brigada IV
  174. Petrit Hakani, komandant i Batalionit të Dumresë (Dokumenti 7, 13, 117)
  175. Petro Bullati, komandant i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[23]
  176. Pilo Peristeri, themelues i PKSH-së; komisar i batalionit “Reshit Çollaku”; komisar i Komandës së qarkut të Korçës
  177. Pilo Shanto, ndihmës i komandës së vendit Himarë[24]
  178. Prenk Zhupa, komandant i rrethit Lezhë[25]
  179. Puna, pseudonim i një personi të paidentifikuar (Dokumenti 25)[26]
  180. Puçe Moçani, komandant çete, qarku Korçë[27]
  181. Qazim Kondi, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, komisar i Brigadës VIII
  182. Qemal Zybo, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I
  183. Qiriako Harito, anëtar i kryesisë së KANÇ
  184. Rahman Uruçi, komandant i batalionit territorial të Myzeqesë; komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 105)
  185. Rako Gërmenji, zv.komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
  186. Ramadan Çitaku, themelues i PKSH-së; anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 7, 9, 10, 12, 17, 18, 21, 65)
  187. Ramiz Alia, komisar i Divizionit V[28]
  188. Raqi Qirinxhi, intendent (financier) i grupit partizan të Korçës
  189. Refat Bajrami, komandant i Brigadës XII
  190. Rexhep Haka, komandant i batalionit vullnetar të Shkodrës
  191. Rexhep Çami, (Dokumenti 90)
  192. Rexhep Kolli, zv.komandant batalioni, Brigada III
  193. Rexhep Plaku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  194. Rexhë Deliu, komandant i batalionit territorial, Ishëm-Krujë
  195. Riza Kodheli, komandant batalioni territorial, Korçë
  196. Riza Vehipi, komandant batalioni I, Brigada VI
  197. Rrahman Parllaku, komandant i Divizionit V[29]
  198. Sabri Sevrani, komandant i qarkut Shkodër[30]
  199. Sadik Bekteshi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës; komandant i grupit territorial të Shkodrës
  200. Sadik Bocaj, përgjegjës organizativ në sektorin politik të Brigadës I (Dokumenti 56, 90)
  201. Sali Ormani, komandant batalioni, Brigada V
  202. Saliko Sulo, zv.komandant batalioni, Brigada V
  203. Sami Ahmeti, komandant batalioni, Brigada VIII
  204. Sami Baholli, (Dokumenti 56)
  205. Sami Bineri, komandant batalioni IV, Brigada XII
  206. Sami Gjebero, anëtar i sektorit politik të Brigadës VII (Dokumenti 84)
  207. Sefedin Arëza, komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
  208. Sefedin Meçe, komandant balioni II, Brigada VI
  209. Seit Pojani, komisar çete (me Hasan Moglicën), qarku Korçë
  210. Sejfulla Malëshova, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 20)
  211. Selami Vinçani, zv.komandant batalioni, Brigada IV[31]
  212. Selman Brahim, zv.komandant batalioni, Brigada I
  213. Sinan Mazi, zv.komandant batalioni, Brigada V
  214. Siri Shapllo, anëtar i kryesisë së KANÇ
  215. Skënder Ali, komandant batalioni, Brigada VIII
  216. Skënder Çaçi, komisar çete (me Xume Protopapën), qarku Korçë
  217. Sotir Mero, komandant batalioni, Brigada VIII
  218. Spiro Koleka, anëtar i kryesisë së KANÇ
  219. Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 31, 61, 62, 85, 111-13, 118-19, 122, 135)
  220. Spiro Shalsi, komandant batalioni, Brigada IV
  221. Spito Llazo, atashe ushtarak pranë grupit partizan të Korçës
  222. Stefan Dh. Grabocka, (Dokumenti 51)
  223. Suat Leskoviku, komandant i batalionit “Reshit Çollaku” (Dokumenti 50); (më vonë) në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm
  224. Sulo Kodheli, zv.komandant batalioni, Brigada I
  225. Sulo Rexhepi, zv.komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
  226. Shaban Idrizi, komandant batalioni III, Brigada VI
  227. Shaban Rexha, komandant batalioni, Grupi i Pezës
  228. Shaban Zereci, komandant i batalionit “Çlirimi”, Korçë
  229. Shahin Ruka, komisari i Brigadës XV (Dokumenti 100)
  230. Shefit Fetih, komandant batalioni III, Brigada XII
  231. Shefqet Brinja, intendent i batalionit I, Brigada I
  232. Shefqet Melcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
  233. Shefqet Peçi, komandant i brigadës V, komandant i Korparmatës I (1945)[32]
  234. Shemsi Totozani, (Dokumenti 107)
  235. Shuaip Panariti, komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
  236. Shuqri Shabani, komandant batalioni I, Brigada XII
  237. Tahir Kadareja, zv.komandant i Brigadës I dhe komandant i batalionit I të saj; komandant i Brigadës VI; komandant i divizionit II
  238. Tefik Cangoj, komandant batalioni territorial, qarku Korçë (Dokumenti 72)
  239. Teki Kolaneci, zv.komandant i Shtabit të qarkut të Korçës, komandant i Brigadës XV (Dokumenti 77, 100)
  240. Todi Naço, komandant i artilerisë, Brigada I
  241. Tomorr Spahiu, zv.komandant i kompanisë I, batalioni I, Brigada I
  242. Tuk Jakova, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisari i Brigadës I (Dokumenti 30, 42, 44, 46, 50, 125)
  243. Theodhor Masteni, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  244. Vasil Konomi, Komisar i Brigadës II (Dokumenti 63, 78, 88)
  245. Vasil Nathanaili, zv.komisar i Brigadës XII
  246. Vasil Treska, zv.komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
  247. Vaskë Koleci, zv.komisar i Brigadës XV (Dokumenti 76, 109)
  248. Ymer Dishnica, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
  249. Xume Protopapa, komandant çete, qarku Korçë
  250. Xhafer Cenko, zv.komisari i batalionit “Kelmendi-Gërmenji”, Korçë
  251. Xhako Merko, komandant batalioni, Brigada VIII
  252. Xhamal Hosecka, komisar çete (me Cute Selenicën), qarku Korçë
  253. Xheladin Beqiri, zv.komandant i batalionit I dhe komandant i kompanisë I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
  254. Xhelal Staravecka, komandant, batalioni II, Brigada I
  255. Xhelo Fazlli, komandant batalioni, Brigada I
  256. Xhelo Mato, komisar i kompanisë I, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada IV
  257. Xhevair Spatara:,komandant batalioni, Shtabi i Beratit
  258. Xhevdet Petrela, komandant i Brigadës XXIV[33]
  259. Xhezar Serishti, komandant çete, qarku Korçë
  260. Bojdani, zv.komisar batalioni territorial, Korçë (me Riza Kodhelin)
  261. Zalo Zvarishti, komandant çete, qarku Korçë
  262. Zenel Hamiti, komisari i Brigadës XXIV[34]
  263. Zeqiri Babani, komisar çete (me Puçe Moçanin dhe Neki Pirgun), qarku Korçë
  264. Zija Kambo, komandant batalioni, Brigada IV
  265. Zyko Kalivaçi, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
  266. Zyliftar Veleshnja, zv.komandant i Shtabit të qarkut të Beratit

 

Pas lufte, të gjithë anëtarët e kësaj liste u vlerësuan si heronj. Pastaj, pjesa më “e lavdishme” e tyre u zhduk nga faqet e historisë së luftës me ekzekutime, burgime, internime ose persekutime të llojeve të tjera:

  • Komandanti i Brigadës I: u vetëvra (ose u vra).
  • Komandanti i Brigadës II: u ekzekutua.
  • Komandanti i Brigadës III: u internua.
  • Komandanti i Brigadës IV: u burgos.
  • Komandanti i brigadës VI: vdiq në brug.
  • Komandanti i Brigadës VII: u burgos.
  • Komandanti i Divizionit I: u ekzekutua.
  • Komisari i Brigadës I: vdiq në burg.
  • Nga 11 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm (korrik 1943): dy u ekzekutuan, dy u internuan.

Lista është më e gjatë, sepse pas qershorit 1944, UNÇ-ja u zmadhua, por rolin kryesor në fitoren e saj e patën formacionet e para ushtarake dhe drejtuesit e tyre, të cilët e mbyllën karrierën dhe jetën e vet pa dinjitet. Gjykimi i krimeve nga një këndvështrim jopolitik garanton që ata do të vazhdojnë të jenë përjetësisht në anën e turpshme të historisë së Shqipërisë. Kësaj radhe, në listë përfshihen edhe ekzekutorët e tyre.

Publikuar në librin ” Krimet e Komunistëve gjatë luftës”

 [1] Disa persona mund të shfaqen që kanë mbajtur të njëjtën detyrë, d.m.th kanë qenë komandantë ose komisarë të së njëjtës njësi partizane, por bëhet fjalë për kohë të ndryshme.

[2] Emrat e anëtarëve të shtabit të Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër gjenden në të njëjtën listë: AQSH, F. 41, V. 194,3 D. 35, Fl. 2.

[3] Po e shkruajmë siç është në origjinal, me korrigjim përsipër.

[4] Ka marrë pjesë në krimet e Brigadës V në veri. Me dëshminë e tij në gjyqin e Kadri Hazbiut dëshmon që ka qenë i pranishëm në djegien e Sinës.

[5] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 51).

[6] Këtu janë përmendur vetëm dokumentet që Enver Hoxha i ka nënshkruar me emrin e tij ose pseudonim, por ai dhe Spiro Moisiu janë personat që dërgonin ose merrnin letra në emër të Shtabit të Përgjithshëm. Miladini, emri i të cilit nuk del në dokumente, ishte personi i tretë i rëndësishëm në shtab, kurse Mugosha vepronte më shumë në terren.

[7] AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 131.

[8] Në këtë dokument ai përmendet nominalisht, por ka qenë përgjegjës për krimet e Brigadës VII, si komandant i saj.

[9] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Dukagjin, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 20).

[10] Në dokument përmendet batalioni i tij, i cili ka marrë pjesë në plaçkitjen e Pogradecit dhe djegien e Starovës, 14 prill 1944.

[11] Kaloi me nacionalistët. Lexo: “Në Shipskë të Voskopojës u zbulua një gropë me 170 kufoma”, Bashkimi i Kombit, 6 shkurt 1944, 1.

[12] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 34).

[13] Përgjegjës për djegien e fshatit Sinë, Dibër. Në Dokumentin 81 nuk përmendet direkt, por e kemi shpjeguar te referencat me burime të tjera.

[14] Nuk del direkt në dokument, por ai ka qenë komisari i brigadës në kohën që raportohen krimet në Dokumentin 103.

[15] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 38, 41).

[16] Dokumenti flet për veprimtarinë e batalionit, ku Çomo ka qenë zv/komisar, ai nuk përmendet nominalisht.

[17] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Dukagjin, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 20).

[18] Mehmet Jaho e kishte pseudonimin Luftar Bolena: AMB, F: Dosjet Penale, D. 1556-A, Fl. 101; Dëshmi e Bektash Hoxhës, i dënuar politik.

[19] Ka disa dokumente nga spastrimet në Shkodër, ku Mehmet Shehu nuk përmendet nominalisht, por raportet i drejtohen komandës së operacionit dhe ai ishte drejtuesi i tij.

[20] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215).

[21] Veprimtaria e forcave që ai drejtonte përmendet disa herë në libër, sidomos në dokumentet e firmosura nga komisari Kristo Themelko.

[22] Nuk jam i sigurt nëse Myzafer Babani dhe Myzafer Spaho janë persona të ndryshëm apo i njëjti. Shumë herë përdoret edhe emri i fshatit si mbiemër. Sidoqoftë, po i lë veç e veç, siç dalin në dokumente.

[23] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 38, 41).

[24] AQSH, F. 69/APL, V. 1944, D. 7-8. Në këto dosje ka një numër dokumentesh, ku Shanto nënshkruan si “ndihmës” (i komandës).

[25] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 51).

[26] Personi që ka këtë pseudonim mund të jetë përmendur edhe me emër në këtë listë, por ne e shënojmë, meqenëse del në dokumente dhe nuk e dimë kujt i përket.

[27] Kaloi me nacionalistët. Lexo: “Në Shipskë të Voskopojës u zbulua një gropë me 170 kufoma”, “Bashkimi i Kombit”, 6 shkurt 1944, 1.

[28] Ka marrë pjesë në spastrimet në Kosovë. Lexo: Uran Butka, “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” (Tiranë: ASD Studio, 2011).

[29] Ka marrë pjesë në spastrimet në Kosovë. Lexo: Uran Butka, “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” (Tiranë: ASD Studio, 2011).

[30] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 34).

[31] Drejtuesit e Brigadës IV, të cilëve s’iu del emri në dokumente, janë të implikuar në sulmin ndaj Pogradecit dhe djegien e Starovës, sepse brigada ka qenë e plotë.

[32] Përgjegjës për krimet e Brigadës V, e cila përmendet në libër. Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër. Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 147).

[33] Pjesëmarrës në spastrimin e Veriut, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 134-35).

[34] Pjesëmarrës në spastrimin e Veriut, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 134-35).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency