Vendimi/ Plumb në zarf dhe kërcënim familjes së biznesmenit, dënohet 2 vjet burg Dorian Jaka

0
151

Sonila Mesareja

 Letra kërcënuese në zarf: Nëse nuk më jep 5 mijë euro, do të vras fillimisht mbesën e vogël, fëmijët dhe pastaj ty

gjykata e krimeve te renda 2Dy vjet burg është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Dorian Jaka, i akuzuar për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, të cilit i kërkonte 5 mijë euro, pasi në të kundërt do i vriste mbesën dhe gjithë familjen. Një sms e ardhur në telefonin e tij dhe më pas një zarf i gjetur në vendin ku përshkruante kjo sms do t’ia trondiste fort jetën jo vetëm Mark Lleshit, por gjithë familjes së tij. Në zarf gjendej një plumb dhe një letër ku shkruhej se duhej të dorëzonte 5 mijë euro. Nëse nuk i dorëzonte këto, fillimisht do t’i vrisnin mbesën e vogël, pastaj fëmijët dhe më pas vetë atë. Por, edhe nëse i dorëzonte dhe tregonte që kishte dhënë paratë, sërish do ta vriste atë dhe familjarët e tij. Pasi ka tentuar t’i bjerë numrit mbrapsht, të dërgojë një sms dhe të mos marrë përgjigje, Mark Lleshi i është drejtuar policisë me një kallëzim penal, duke vendosur në dispozicion telefonin e tij, sms e ardhur dhe numrin nga ishte dërguar. Pas hetimit u arrit në emrin e letërdërguesit që rezultoi i pandehuri Dorian Jaka, i cili në përfundim të hetimeve u gjykua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit në dhënien e pasurisë”.

 

Kallëzimi

Më datë 4 nëntor të vitit të kaluar, shtetasi Mark Lleshi i është drejtuar policisë me një kallëzim, ku tregonte se në një zarf I ka ardhur një plumb dhe një letër ku kërcënuese ku i kërkoheshin 5 mijë euro. Sipas Lleshit, një ditë para kallëzimit, më datë 3, në numrin e tij celular i ka ardhur një sms ku shkruhej se “tek pema mes dy portave të kam dërguar një dhuratë, një zarf. Merre shikoje, është për ty zoti Mark”. Kallëzuesi ka dërguar të birin, i cili ka marrë zarfin dhe ia ka dhënë të atit. Në kapakun e zarfit shkruhej “Mark Biba”. Pasi e ka hapur, ka gjetur brenda një plumb dhe një letër të shkruar me kompjuter ku shkruhej: “Zoti Mark. Për punët që kë bërë dhe bën duhet të ishe menduar mirë. Nëse nuk sjell 5 mijë euro në vendin që do të them do të zhduk mbesën e vogël të parën dhe pastaj juve dhe do ta paguash shumë shtrenjtë. Dhe po guxove të hapësh gojën do të zhduk ty dhe fëmijët e tu. Nëse nuk i sjell të pret plumbi. Dhe nëse i sjell dhe ia dëgjoj njeriu do të zhduk. Dhe njëherë po të them, nëse nuk i sjell mendohu mirë”. I tronditur, i dëmtuari është mundur të telefonojë mbrapsht numrin nga i erdhi sms-ja, por i ka dalë i fikur. I ka dërguar edhe vetë por nuk ka marrë përgjigje. Kjo e ka detyruar të niset drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të bërë kallëzimin. Falë teknikave të përdoruara, shkresës së sjellë nga kompania telefonike të numrit të dërguesit, u arrit të bihej në gjurmët e kërcënuesit. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dorjan Jaka më 26 nëntor të vitit të kaluar, i akuzuar tashmë për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”. Dosja u gjykua nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe dje trupa gjyqësore e ka dënuar përfundimisht me 2 vite burg të pandehurin Jaka.

 

Teksti kërcënues në zarfin me plumb brenda

“Zoti Mark. Për punët që kë bërë dhe bën duhet të ishe menduar mirë. Nëse nuk sjell 5 mijë euro në vendin që do të them, do të zhduk mbesën e vogël të parën dhe pastaj juve dhe do ta paguash shumë shtrenjtë. Dhe po guxove të hapësh gojën do të zhduk ty dhe fëmijët e tu. Nëse nuk i sjell të pret plumbi. Dhe nëse i sjell dhe ia dëgjoj njeriu do të zhduk. Dhe njëherë po të them, nëse nuk i sjell mendohu mirë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency