Efektivi i përjashtuar/ “Shkarkimi im, shkak lufta mes llojit në polici”

0
130

 Anxhela Tato

 

 L. Ferzaj pyetet nga SHKB-ja: Dosjen e Demirajt ia dërgova Prokurorisë, lirimi është kompetencë e shefit të komisariatit

 Arma e zhdukur, polici Ferzaj rrëfen se është grabitur në zyrë, ishte përgjegjësi e tij ta ruante

dritan demiraj 2 Efektivi i përjashtuar nga policia mohon akuzat e ngritura për lirimin dhe fshehjen e armës së Dritan Demirajt. Për policin L. Ferzaj çdo gjë është kryer brenda rregullave dhe procedurave, duke nisur nga shoqërimi dhe hartimi i dosjes për Dritan Demirajn. Në një prononcim për median, Ferzaj deklaron se këto akuza janë shpifje mediatike dhe largimi i tij nga detyra është një luftë brenda llojit. “Unë kam zbatuar procedurën dhe çdo gjë është brenda rregullave. Nuk ka shkelje dhe këto akuza janë shpifje mediatike. Kjo që po ndodh me mua është luftë brenda llojit”, – shprehet në një bisedë telefonike L. Ferzaj. Ditën e djeshme, efektivi është thirrur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për t’u marrë në pyetje në lidhje me procedurën e lirimit të Demirajt pas shoqërimit për rrahjen e familjen së dajës së tij. Ai ka deklaruar se materialet procedurale ia ka dërguar Prokurorisë, ndërsa kompetenca e lirimit i përket shefit të komisariatit. Për sa i përket njohjes me Demirajn, efektivi është shprehur se mes tij dhe Demirajt nuk ka pasur shoqëri. Në lidhje me pistoletën e zhdukur ai ka deklaruar se arma është vjedhur dhe përgjegjësia për ta ruajtur nuk ka qenë vetëm e tija.

 

Dëshmia

Oficeri Ferzaj deklaron se e ka proceduar Demirajn për plagosje të lehtë dhe dërguar procedimin të nesërmen në prokurori. Për sa i takon lirimit të të shoqëruarve dhe të arrestuarve, Ferzaj deklaroi për SHKB-në se ky është një atribut i titullarit të komisariatit, në bazë të vendimeve të Gjykatës apo Prokurorisë. Për sa i takon njohjes me Demirajn, oficeri pranon se ka qenë një njohje momentale. Demiraj ka parë në foto në mur të oficerit me dy oficerë të tjerë në një moment stërvitjeje në një palestër boksi dhe ka tentuar të hyjë në bisedë duke thënë se kishte qenë edhe ai boksier. Oficeri është shprehur për SHKB se as vendi ku ishin stërvitur dhe as mosha nuk kanë përkuar që ata të jenë njohur apo ndeshur më parë në boks. Demiraj i ka kërkuar leje të pinte një cigare në zyrë, por oficeri nuk e ka lejuar dhe ka përfunduar marrjen në pyetje. Demiraj ka shlyer 12-orëshin dhe ka dalë, dhe në deklarimet e tija për SHKB, oficeri është shprehur se nuk ka pasur më asnjë kontakt tjetër me të. Për largimin nga Shqipëri pas tentativës së dytë natën e fundvitit, dhe vonesën e urdhrit të kërkimit në pikën kufitare të Qafë Botës, oficeri është shprehur se nuk ka pasur dijeni për këtë fakt, pasi ishte transferuar nga Komisariati numër 2 që në datën 6 dhjetor. Për sa i takon pistoletës që ka humbur në zyrën e tij në Komisariatin numër 2, ku ai qëndronte bashkë me një oficer tjetër, arma sipas tij është vjedhur. Ka pasur përgjegjësinë ta ruajë dhe për këtë është përjashtuar nga policia, ndonëse e konsideron një vendim tepër të rëndë për të cilin po ndjek rrugët ligjore për ta rrëzuar. Humbja e armës së sekuestruar nuk ka ndikuar në gjykimin e personit të cilit i ishte bllokuar, ndërsa nuk ka rezultuar të ketë kryer qitje në ndonjë ngjarje kriminale.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency