Info/kult

0
192

400 vjet qytet, Tirana do të ketë logon e saj

tirana e vjeterData 3 mars është afati i fundit i dorëzimit të logos promovuese për 400 vjetorin e qytetit të Tiranës. Konkursi është iniciuar nga Bashkia e Tiranës në rastin e themelimit të qytetit, Tiranës. “Logo e qytetit duhet të jetë konceptuar e tillë që të theksojë traditën dhe historinë e saj

400 vjeçare si dhe duhet të promovojë diversitetin kulturor që karakterizon këtë qytet. Logo duhet të përdorë një gjuhë vizuale bashkëkohore dhe ti adresohet promovimit dhe turizmit në një audiencë kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për mediat.

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë: artistë, studentë, studio grafike

dhe subjekte (fizikë apo juridikë) me kombësi shqiptare. Punimet do të jenë origjinale, të papublikuara më parë, ku autori do të mbajë dhe përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit. Kjo logo pritet të vendoset në sheshe, vende publike, postera në mjedise publike, në bluza, apo objekte të ndryshme. Komisioni përzgjedhës do të shqyrtojë punimet deri me datë 7 mars 2014, ku dhe do të përzgjedhë 5 punimet më të mira. 5 Logot e përzgjedhura pas vendimit të jurisë do të hidhen në faqen e ëeb-it të Bashkisë si dhe në rrjetet sociale për t’u votuar edhe nga publiku, për një periudhë 1 javore. Logo më e votuar do të shpallet fituese më 14 mars 2014

Bashkia Tiranë do të japë çmim për logon fituese: – Çmimi i parë fitues që do të jetë Logo promovuese e Tiranës është 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

 

Ndrenika e Zhusti, rikthehen në teatër për “Djemtë gazmorë”

“Djemtë gazmorë” është premiera e komedisë që do të çelë sezonin artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Kjo premierë vjen në skenën e këtij teatri ditën e premte, më 28 shkurt,

ora 19:00 dhe do të vazhdojë më 1 e 2 mars po në orën 19:00.

”Djemtë gazmorë” është vepër e njohur e autorit amerikan Neil Simon që vjen në skenën teatrore me regji nga Sulejman Rushiti. Regjisori Rushiti, për këtë komedi dramatike ka përzgjedhur për të

interpretuar aktorë të njohur të skenës shqiptare, por dhe emra të rinj. Aktorët e njohur janë Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti. Ata vijnë këtë herë në skenë si Ëill Klark dhe El Ljuis, dy personazhet kryesorë të veprës. Por kastit të aktorëve i shtohen dhe emra si: Elia Zaharia në rolin e mbesës së Ëill, Albana Koçaj Sançollit në rolin e infermieres, Nigda Dako si infermiere në skeç dhe Genti Deçka si asistent regjisor i veprës. Vepra është një teatër brenda teatrit. Kjo pjesë nuk vjen në skenë si një komedi klasike. Në të do të ketë situata që e sjellin si komedi, do të ketë batuta, por nuk do të nuk mungojë as ana dramatike, që është pjesë e kësaj vepre. Janë dy persona, të cilët luftojnë harresën, mospërfilljen e njëri tjetrit apo dhe të shoqërisë ndaj tyre. Kur është pyetur autori se çfarë janë veprat e tij, dramë, komedi apo tragjedi?Ai është përgjigjur: Çfarë është jeta? Nëse jeta është gjithçka, dramë, komedi edhe veprat e mia meqë pasqyrojnë jetën janë; dramë, komedi edhe tragjedi.

 

 

Përsëri “10 vjet martesë” në TK

Komedia “10 vjet martesë” me autor Halil Vardar do të  vij përsëri në skenën e Teatrit Kombëtar më 1 dhe 2 mars, ora 19:00. Pjesa është përkthyer nga Ylljet Aliçka, regjisore është Inis

Gjoni dhe skenograf Arjan Mio. Interpretojnë: Genci Fuga dhe Eni Jani.Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme.  Liza dhe Aleksi janë të martuar prej dhjetë vjetësh dhe kanë dy fëmijë.

Ndërsa Liza në ditën e përvjetorit të martesës po mundohet të krijojë një atmosferë sa më romantike duke u munduar të paraqitet përpara Aleksit sensuale dhe joshëse, po atë ditë Aleksi

i rrëfen se e tradhton dhe se kërkon të divorcohet. Që në momentet e para të komedisë shpërthen në një ortek zënkash dhe pakënaqësish nga të dyja palët, duke hedhur të gjithë helmin e

mbledhur në këto vite. Ata nisin të zbrazin të vërtetat e pathëna të bashkëjetesës, duke shprehur

xhelozitë, pakënaqësitë e dëshirat e tyre në një përpjekje për të gjetur fajtorin.

Ndaj autori në këtë moment kthehet në retrospektivë dhjetë viteve më parë, atje ku lindi dhe dashuria e tyre duke treguar një pamje të qartë të kësaj bashkëjetese. Atmosfera tensionuese, konfliktuale dhe pasionale përçon gjithë komedinë. Në vorbullën e kësaj situate të pashpresë

mosmarrëveshjesh ku gjithçka duket se ka përfunduar, autori në fund na jep një zgjidhje befasuese duke na çuar shumë vite para ku na paraqet këtë çift tashmë të moshuar që shihet se e kanë kaluar jetën bashkë. Me sa duket kompromisi është arma e fundit e një dashurie të mbaruar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency