Kuqezinjtë e Zvicrës si vlerë kombëtare

0
144

Nga Nebil Çika

 

tapikatNjë pjesë e tifozerisë fanatike por edhe disa media shqiptare besoj se ka shënuar një rekord tejet negativ me fyerjet dhe sulmet që kanë manifestuar ndaj futbollistëve shqiptar të përfaqësues kombëtare të Zvicrës të premten në Tiranë. Disa futbollistë të kësaj përfaqësueseje, e cila ka garantuar pjesëmarrjen në finalet e Botërorit janë shqiptarë dhe loja e tyre ka qene përcaktuese ne kodifikimin e helvetëve.

Siç dihet, bëhet fjalë për shqiptarë të lindur e rritur ne Zvicër që kanë zgjedhur të përfaqësojnë atdheun e tyre të dytë, një demonstrim ky nderimi e respekti për vendin që i ka respektuar e përkrahur aq shumë shqiptarët sidomos ata nga trojet tona në ish Jugosllavi.

Sigurisht që si shqiptar dhe tifoz futbolli do te isha shume i lumtur skuadra jone e zemrës Shqipëria te arrinte të kualifikohej për finalet e Brazilit dhe në fillim të eliminatoreve në grup e kam shpresuar shumë një gjë të tillë dhe u zhgënjeva shumë kur kjo nuk ndodhi. Por sigurisht jam i ndërgjegjshëm për pamundësinë e arritjes se këtij objektivi një gjë e justifikuar plotësisht nga niveli i ekipit tone kombëtar. Nuk do dëshiroja kurrsesi te shkonim ne botëror pa e merituar dhe natyrisht nuk mund te fajësoj të tjerët e aq me keq shqiptarët qe luajnë në vende të tjera për fatin apo me mirë të themi realitetin tonë.

Motivimi nacionalist i thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve që luajnë për Zvicrën ishte ndoshta gjeja më e shëmtuar pseudonacionliste që kam parë dhe për këtë përveç tifozëve është përgjegjësi edhe e autoriteteve te sportit dhe medieve te cilat nuk bënë pothuaj asgjë për të parandaluar një gjë të tillë përkundrazi i bënë jehonë këtij veprimi që kishte kohë që ishte paralajmëruar. Por nuk dua të merrem shumë me këtë veprim të shëmtuar pasi dua të përqendrohemi tek vlera qe kanë për kombin shqiptar shqiptaret qe luajnë për Zvicrën dhe te tjerë të shquar si ata në fusha e vende të ndryshme të botës.

valon berhamiPesë apo gjashtë futbollistët shqiptarë qe luajnë me Zvicrën janë persona publikë shumë të njohur. Të paktën 4 prej tyre luajnë në një prej aktiviteteve më të rëndësishëm në botë “Ligen e Kampioneve” ndërkohë që njeri prej tyre (më i shari e i fyeri në Tiranë) Xherdan Shaqiri futbollist i Bayern të Munihut është i pari shqiptar që e ka fituar një herë ketë kupe prestigjioze. Të gjithë nuk ngurojnë në asnjë moment të deklarojnë e vene ne dukje publikisht gjakun e tyre shqiptar dhe shenjat e tyre dalluese kur luajnë shënojnë apo fitojnë janë simbolet tona kombëtare. Besoj se ju kujtohet dalja i mbuluar me flamurin e shtetit të Kosovës ne ceremoninë e marrjes së trofeut të sesionit te kaluar të Ligës së Kampioneve të Xherdan Shaqirit, një veprim atdhetar i pashoq e me vlerat të jashtëzakonshme për njohjen dhe promovimit shtetit shqiptar te Kosovës ne botë. Duke e ditur se ceremoni ndiqet nga qindra milionë njerëz në të gjithë botën mund të llogarisim edhe përmasën e promocionit dhe lobing-ut që një njeri i vetëm falë talentit por edhe patriotizmit të tij i bën Kosovës dhe shtetit të saj. Nuk besoj që një gjë të tillë ta kenë bërë dot as diplomacitë e organizuar dhe paguar për këtë punë të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë e Kosovës të marra se bashku.

Kepuca e ShaqiritNë këpucën e Shaqirit që fokusohet nga dhjetra kamera e shikohet nga miliona sy sa here qe ia luan apo figura e tij shfaqet në TV apo gazeta edhe kur nuk luan për Zvicrën janë i stampuara flamuri ynë i përbashkët kombëtar dhe ai i shtetit të Kosovës një demonstrim i shkëlqyer ndërkombëtar i shqiptarizmit dhe natyrisht një krenari e admirueshme kombëtare e këtij talenti te madh te futbollit botëror. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shqiponjën e flamurit një tatuazh fantastik në pulpën e Valon Berhamit apo festimin me simbolin e shqiponjës dykrenore te pothuaj te gjithë futbollistëve shqiptar të Zvicrës në kampionatet e vendeve evropiane ku ata luajnë. Demonstrimi dhe evidentimi publik prej tyre i krenarisë kombëtare bën që Shqipëria dhe shqiptaret te vlerësohen edhe nga këto vlera të shtuar te jashtëzakonshme të kombit e racës sonë.

Shumë shqiptar te famshëm me te cilët mburret sot historia jonë kombëtare kanë jetuar e punuar e kane dhënë kontributin e tyre në vende të tjera. Nënë Tereza shqiptarja me e famshme , nobeliste e paqes , ishte shtetase indiane dhe dha kaq shume për këtë. A mund ta cilësojmë atë tradhtare siç ndodhi me futbollistet shqiptar te Zvicrës. Ne fakt edhe ndaj saj ka pasuar fyerje e sharje por këto vinin nga diktuar dhe diktatori Hoxha, atavizëm prej te cilës duket se është edhe logjika e përdorur për sharjen ndaj shqiptarëve të Zvicrës të premten në Q. Stafa në Tiranë. Por sigurisht ajo është soat krenari jone me e madhe kombëtare gjë të cilën duhet ta ndjej,me e demonstrojmë edhe për kampionë te tillë me fame botërore si Xherdan Shaqiri me shokë.

E njëjta gjë mund te thuhet për Ferid Muratin, Xhejms Belushin, Fadil Berishën, Rita Orën, Arta Dobrushën e të tjerë të cilët punojnë e shkëlqejnë në fushat e tyre në vendet me te zhvilluar te botës. Fakti që ata nuk vijnë të bëjnë shkencë e art në spitalet , skenat apo studiot shqiptare nuk i bën ata jopatriotë për me tepër tradhtarë.

Duke shkruar këto radhë mu kujtua një shkrim i gazetarit të shquar shqiptar Branko Merxahini botuar në revistën “Minerva” ne vitet 1930 për Aleksandër Mosiun. Merxhani shkruante pak a shume kështu. “Kavaja qyteti i lindjes se Moisiut ka propozuar t’i ngrihet atij një bust në qytet. Unë nuk jam dakord… pasi po të të kishte vendosur te jetonte ne Kavajë Moisiu i madh do të ishte bëre maksimumi?! … Poçar. Ai u be aktor me famë botërore në Vjenë ku gjeti shkollën, teatrot dhe vlerësimin e duhur që e beri atë aktor. Ai i takon Vjenës. Kavaja mund mjaftohet të krenohet me origjinën e tij. Kaq ka ia prej saj”. Nuk kam dëgjuar ndonjë ta quajë Mosiun tradhtar edhe pse sipas Cvajk-ut ai e paraqiste veten si italian e jo si shqiptar. Besoj se ky vlerësim i Merxhanit për Moisun është i vlefshëm edhe për talentet shqiptaret e Zvicrës te cilëve Shqipëria nuk u dha asgjë dhe u kërkon e për me tepër i fyen kaq shumë.

Por me vjen mirë ehe për faktin që këta djem të talentuar kane zgjedhuar te luajnë për Zvicrën.

Zvicra ka qene prej shume kohësh streha s bujare e shqiptareve të persekutuar nga regjimet diktatoriale ne Shqipëri dhe ish Jugosllavi. Veçanërisht shqiptarët Kosovës e patën atdhe të dytë për 50 vite te komunizmit kur një gjë tillë ju mohu nga atdheu natyral Shqipëria qe i vriste në kufi , burgoste e internonte apo me keq, ja dorëzonte policisë serbe shqiptarët e Kosovës që për të shpëtuar nga shtypja serbe por edhe nga patriotizmi përpiqeshin të vinin në Shqipëri.

Pikërisht ne këtë Zvicër u ideua përgatit e financua një pjese e mire e lirisë së Kosovës gjë që e bën kontributin e shqiptareve për të , të ligjshëm dhe fisnik.

Por jo vetëm kaq kualifikimi për ne eventin më të madh të futbollit në Brazil, që Zvicra garantoi nga kontributi i drejtpërdrejtë i shqiptarëve qe luajnë për të është sfida dhe përgjigja me e mire për akuzën ndoshta më të rëndë që i është bere ndonjë herë shqiptareve nga ndonjë i huaj. E kam fjalën për zviceranin Dick Marti dhe akuzat e tij për trafikim organeve nga UÇK të cilat janë cilësuar edhe juridikisht te pa vërteta dhe politikisht antishqiptare. Opinioni publik zviceran ka mundësinë të shikojnë me sytë e veta kush janë shqiptaret: Ata që akuzon pa te drejte bashkëkombësi i tyre Dick Marti apo ata që çojnë me talentin dhe punë e çuan vendin pas shume e shume vitesh në finalet e një eventi kaq të madh sa ç’është botërori. Askush nuk mund ta sfidojë e ta zhvleftësojë më mirë Dick Martin dhe gjithë antishqiptarët e tjerë në botë se sa njerëzit tanë të famshem e te talentuar, këta ambasadorë te shkëlqyer të racës sonë fisnike.

Si përfundim nuk dua të le pa përmendur faktin që tekniku gjerman Otmar Hitzfeld ka dhuruar personalisht 100 mije marka për fëmijët shqiptar të Kosovës ne kohën e luftës për lirinë e sajë në vitin 1999. Nuk e di (s)a ka dhuruar për këta fëmijë duka presidenti i FSHF-së Duka ne atë kohë një biznesmen i njohur, por di dhe kam denoncuar publikisht me dhjetëra raste abuzimi me ndihmat që vinin nga Zvicra, Gjermania e vende te tjera të botës për refugjatët kosovar nga zyrtarë shqiptarët, një pjese e të cilëve janë pjesë e atyre shajnë e ulërijnë ne shkallët e stadiumit por edhe media kundër “tradhtarëve” që na nderojnë si racë e komb me talentin dhe vlerat dhe patriotizmin e tyre në botën e qytetëruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency