Publikohen sot koefiçentët e lëndëve dhe shkollave. MASH: Kujdes me zgjedhjen e lëndëve

0
148

Driçim Çaka

koeficeneteFormulari A1Z, kandidatët që do të kenë të drejtë ta plotësojnë

Afati i fundit për të plotësuar formularin A1 është data 20 mars

 

Edhe pse sipas udhëzimit të Ministrit të Arsimit koefiçentët e lëndëve dhe shkollave duhet të ishin në duart e maturantëve në datën 15 shkurt, përsëri kjo vonesë nuk cenon aplikimin në formularin A1. Kështu shprehen burime pranë Ministrisë së Arsimit, të cilat pranojnë “fajin” për mospublikimin në kohë të koefiçentëve, por që theksojnë se çdo kandidat ka kohën e mjaftueshme për të plotësuar formularin, duke u njohur edhe me koefiçentët. Sipas MASH, vonesa është bërë për shkak të probleme teknike dhe moshedhjen në kohë të të dhënave në sistem. Ditën e sotme në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve pritet të publikohen koefiçentët e lëndëve, por edhe të shkollave. Nëpërmjet koefiçentëve maturantët do të jenë më të informuar lidhur me lëndët që do të zgjedhin në A1-sh por dhe për degën që do të konkurrojnë për në universitet. Këtë vit gjithë procesi i plotësimit të formularit A1 do të jetë online, ashtu siç u plotësua formulari A2 një vit më parë. Afati i fundit për të plotësuar formularin A1 është data 20 mars.

Zgjedhja e lëndëve

“Zgjedhja e lëndëve është hapi kryesor për maturantët, nëse duan të jenë pjesë e universiteteve publike. Nëse një kandidat zgjedh 1 lëndë nga profili shoqëror dhe 1 nga profili shkencor, atëherë kjo është fatale. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për kandidatët që po studiojnë në profil shkencor dhe duan të vazhdojnë universitetin në profilin shoqëror. Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë kandidati, pasi shanset do të ulen për të fituar një degë dhe sidomos shanset për të konkurruar për në Tiranë”, – shprehen zyrtarë pranë Ministrisë së Arsimit.

Formulari A1Z

Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme gjatë viteve të kaluara, dëshirojnë të vazhdojnë studimet në vitin akademik 2013-2014 në institucionet e arsimit të lartë publik në vend do të kenë mundësi të plotësojnë formularin A1Z. Hapi i parë që këta që maturantët e vjetër duhet të ndjekin është paraqitja ne shkollat ku kanë përfunduar arsimin e mesëm, me qëllim regjistrimin e emrit dhe ndjekjen e procedurave të plotësimit. Aplikimi njësoj si në vitet e mëparshme, ish-maturantët, duhet t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje, përpara se të kalojnë në fazën e konkurrimit. Ky rregull vlen për ata ish-maturantë të cilët nuk i kanë dhënë provimet me zgjedhje, në kohën e përfundimit të shkollës së mesme. Formulari A1Z do të plotësohet pas datës 21 mars dhe asnjë kandidat nga vitet e kaluara që ka dhënë provimet me zgjedhje dhe ka marrë notë kaluese nuk mund ta plotësojë.

Aplikimi online

Për të plotësuar formularin A1 maturantët duhet më parë të regjistrohen në portalin e-albania.al, ku mund të fillojnë aplikimin. MASH bën me dije se çdo kandidatët duhet ta ruajë si draft formularin dhe jo ta dërgojë menjëherë pasi në rast gabimi nuk mund të korrigjohet më. Po kështu, e rëndësishme mbetet proceduar për zgjedhja e dy lëndëve të cilat duhet të plotësojnë minimumi 8 kredite si dhe lëndët duhet të jenë nga i njëjti profil.

 

 

 

Rezultatet, qumështi i parrezikshëm

Alarmi për rrezikshmërinë e qumështit është hedhur poshtë ditën e djeshme nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, e cila ka publikuar analizat zyrtare të bërë në Bresha të Italisë. “Pjesa më e madhe e kampionaturave të qumështit të marra në tregun shqiptar kanë dalë në nivele më poshtë normativës së Bashkimit Evropian, por ka pasur kampionatura që kanë dalë mbi këtë normativë. Në analiza kanë rezultuar lloje të qumështit me përmbajtje të aflatoksinës 2 deri në 3 herë më shumë se niveli që rekomandohet në Bashkimin Evropian, por theksojmë që këto nivele janë rreth 7 apo 8 herë më të ulëta se niveli që lejohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe shumë vende të tjera të zhvilluara”, – bën me dije AKU. Analizat tregojnë se brenda të njëjtit prodhues (kompani, subjekt) ka pasur kampionatura të ndryshme që kanë dalë me rezultate mbi dhe nën normativën e Bashkimit Evropian. Rezultatet e analizave, tregojnë që prania e aflatoksinës te qumështi prodhim shqiptar është pak a shumë në nivele të njëjta dhe në qumështin që prodhohet në vendet fqinjë dhe në rajon. Këto rezultate rikonfirmojmë faktin që prania e shtuar e aflatoksinës në qumësht, në të gjitha vendet e rajonit është e karakterit sezonal, dhe se mendohet që ky lloj myku ta ketë prejardhjen nga ushqimi i kafshëve. Në Kosovë lajmin për analizat e qumështit mediat e raportojnë si të dyshimtë. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë heq pezullimin për tregtimin e qumështit dhe produkteve të bllokuara deri më tani, pasi këto produkte nuk cenojnë sigurinë ushqimore dhe mund të konsumohen normalisht. Vendimi u mor pas marrjes së përgjigjeve zyrtare për analizat e kampionaturave të markave të ndryshme të qumështit nga instituti italian “Bruno Umbertini, pavarësisht analizave që dolën në Kosovë”, – thuhet në mediat kosovare.

 

Doktoraturat, kandidatët hezitojnë të regjistrohen, afati i fundit 15 marsi

 

Kandidatët që do të konkurrojnë për të qenë pjesë e studimeve të doktoraturës po hezitojnë të regjistrohen. Sipas të dhënave të sekretarive mësimore, deri tani numri i aplikimeve ka qenë i ulët në krahasim me vitet e kaluara. Afati i fundit për të aplikuar është data 15 për të gjitha fakultetet në Tiranë. Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të Doktoratës, është 216 320 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet) lekë. Tarifa e shkollimit paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i secilit institucion publik të arsimit të lartë, pa efekte buxhetore shtesë.

Kuotat e pranimit janë 1305 të ndara si më poshtë vijon:

a) Për kandidatët brenda territorit të vendit 1141;

b) Për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit 154;

c) Për shtetasit e huaj 10.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency