Fëstëkët ulin kolesterolin në gjak

0
150

Një grusht fëstëkë në ditë është parandalues i mirë për sëmundjet kardiovaskulare, paralajmërojnë studiuesit amerikanë. Sipas të dhënave të fundit, fëstëkët zvogëlojnë kolesterolin dhe arteriet i mbajnë të shëndetshme. Vetëm 84 g fëstëkë në ditë janë të mjaftueshëm për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve. Studiuesit e Universitetit Shtetëror në Pensilvani studimet e tyre i kanë provuar të tri grupe njerëzish. Njëri grup nuk ka konsumuar fëstëkë, grupi i dytë ka konsumuar nga 42 gr në ditë, ndërsa grupi i tretë nga 84 gr në ditë. Të tria grupet kanë pasur mundësinë që të zgjedhin se si do t’i konsumojnë fëstëkët, si fruta të thata veç apo të kombinuara me pasta. Një muaj pas provës, te grupet që kanë konsumuar fëstëkë është vërejtur ulja e kolesterolit. Te ata që konsumuan nga 84 gr, kolesteroli është ulur për 11,6%. Tek fëstëkët ndodhet luteini antioksidues, i cili gjendet tek perimet dhe pemët me ngjyrë të theksuar. Ekspertët preferojnë që të konsumohen të pakripura, pasi kripa e rrit tensionin në gjak.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency