Olldashi: Marinarët shqiptarë, të lirë të punojnë në gjithë botën

0
158

Blendi Hasani

Hiqen kufizimet nga Organizata Botërore e Detarisë IMO

 

Organizata Botërore e Detarisë IMO, ka nxjerrë përfundimisht nga “lista e zezë” e saj marinarët shqiptarë. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, gjatë një vizite në Kapitenerinë e Portit të Durrësit, tha dje se, pas kësaj arritjeje, po punohet për të nxjerrë nga lista e zezë edhe anijet me flamur shqiptar.

“Komiteti i Sigurisë së Organizatës Botërore e Detarisë ka vendosur nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e zezë përsa i përket dokumentacionit të marinarëve, ose kemi hequr vizat për të gjithë detarët shqiptarë. Ne po vazhdojmë intesivisht punën për të hequr edhe një pengesë që është e fundit, nxjerrjen nga lista e zezë e flamurit”, tha më tej Olldashi. Vendi ynë është anëtarësuar në Organizatën Botërore të Detarisë që në vitin 1993 dhe deri tani ka ratifikuar 22 konventa të saj.

Vendimi i është komunikuar këtë javë qeverisë shqiptare dhe ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë në punësimin e të gjithë detarëve shqiptarë jashtë vendit. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi tha se, vendimi i hap rrugë të gjithë studentëve që përfundojnë shkollën për detari, inxhinerëve, marinarëve etj, të punojnë në vendet e Bashkimit Europian dhe më tej.

Ndërkaq, problematika qëndron përsa i përket heqjes së anijeve të flotës shqiptare nga “lista e zezë”. Sipas Olldashit, shumë shpejt flota e anijeve tregtare do të dalë nga kjo listë, sepse kriteret e vendosura nga Organizata Botërore e Detarisë janë të qarta, strikte dhe po përmbushen. Vendet e tjera të rajonit janë shumë kërkues, kanë standarde dhe, deri në plotësimin e këtyre standardeve, duhen edhe disa vjet të tjerë.

Synimi i kësaj ministrie tani mbetet përmirësimi i imazhit të flamurit tonë detar duke e nxjerrë atë nga lista e zezë e Memorandumit të Parisit.

Deri dje, marinarët shqiptarë për t’u punësuar nëpër anijet e huaja duhej të plotësonin një mal me dokumenta si dhe t’u nënshtroheshin kurseve të trajnimit që kushtonin 3 mijë euro për secilin prej tyre.
Një vendim i tillë nga Organizata Botërore Detarisë u mor pas plotësimit të disa reformave nga ana e organizmave tona të detarisë.

 

 

Vendimi i është komunikuar këtë javë qeverisë shqiptare dhe ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë në punësimin e të gjithë detarëve shqiptarë jashtë vendit. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi tha se, vendimi i hap rrugë të gjithë studentëve që përfundojnë shkollën për detari, inxhinerëve, marinarëve etj, të punojnë në vendet e Bashkimit Europian dhe më tej.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency