Janë arrestuar në flagrancë 6 persona që po përgatitnin paketime të një sasie lëndësh narkotike të llojit kanabis. Policiae Durrësit sekuestroi 20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva 2 automjete dhe 12 aparatë celularë. Operacioni mbante emrin “Greps”. Të arrestuarit janë:
1-Ylli I.Tema ,33 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-Krujë;
2-Artur I.Tema 27 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-Krujë;
3-Gëzim Tema 37 vjeç, banues në Greps, Fushë-Krujë;
4-Indrit Kapllani 31 vjeç, banues në Tapizë, Fushë-Krujë;
5-Gani Rama 47 vjeç , banues në Mafsheq, Fushë-Krujë;
6-Edmond Matja 37 vjeç , banues në Fushë-Krujë.
“Më datë 23.03.2016, në fshatin Greps, Nikel, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Gëzim Tema, të pranishëm edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, u kapën në flagrancë duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës. Shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.”, informon policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, në bashkëpunim parashikuar në nenin 283 / 2 të Kodit Penal.