Një grua 30-vjeçare nga Greqia është shfrytëzuar si prostitutë nga 28-vjeçari, F. Papagiannis, i cili më pas i çoi dy burra për ta vjedhur me dhunë.
Teksa ngjarja ka ndodhur në Durrës, policia e qytetit ka arrestuar sot një prej autorëve të dhunës dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin.
Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u kap në PKK Kapshticë, gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi 28-vjeçari nga Greqia F.Papagiannis, që kishte shfrytëzuar këtë 30-vjeçare, për prostitucion.
28-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë, gjithashtu organizator i kësaj vjedhjeje me dhunë.