Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Lushnje.
Deri më tani mësohet se një person është vrarë dhe një grua ka mbetur e plagosur.
Nga të dhënat e para, dyshohet se është plagosur motra e Kastriot Hasalla dhe është vrarë babai i tij, Ibrahim Hasalla.
Ngjarja ka ndodhur tek pishat kur shkon për në Ballagat. Dyshohet se ngjarja është rrjedhoje e vrasjes së dy viteve më parë për tokën në Gardenjas.