Presidenti Meta eshte i ftuar sonte ne syri tv ku po flet lidhur me dekretatin e tij per shkarkimn nga detyra te zotit Bajram Begaj i cili me pas u zgjodh President ne Parlament. Lidhur me kritikat per firmosjen e dekretit nga Stambolli, perfshi ketu edhe ato te kreut te PD Sali Berisha, Presidenti Meta tha:
“Se cfare thote Berisha per dekretin per Begaj, eshte e drejte e tij. Nese ka njeri ne kete toke me koherent ne mbrojtje te Kushtetutes, me falni per modestine, por ai eshte Ilir Meta. Procedura e ndjekur ka qene e qarte dhe plotesisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutes. ”
Me tej ai tha: “Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dergua elektronikisht ne Tirane. Cdo veprim i imi ka qene ne perputhje me Kushtetuten dhe ne perputhje me ligjin. Ne planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem.”