Sigurimet Shëndetësore, në mars shërbime falas edhe në spitalet private

0
155

Driçim Çaka

sigurimeHana: Sigurimet për 2012, vit suksesi

Akreditimet e spitaleve private, më shumë cilësi

 

Nga muaji mars të gjithë pacientët do të mund të përfitojnë shërbime falas edhe në spitalet private. Hyrja në fuqi e ligjit të ri të Sigurimeve Shëndetësore do t’i japë mundësi çdokujt të kryejë vizita apo shërbime të tjera, aty ku deri sot pagesat janë shumë “të kripura”. Nga ky ligj përfitojnë mijëra persona në nevojë si dhe pritet që të shmangë radhët e gjata nëpër spitalet publike për të takuar mjekun. Atë që Kryeministri Berisha e kërkoi pak ditë më parë “të bashkëpunojnë spitalet publike dhe private”, ISKSH po fillon ta zbatojë. “Ligji i ri do të përcaktojë qartësisht çdo paketë shërbimi, që do të përfitojnë qytetarët, si në shërbimin parësor ashtu edhe atë spitalor. Ai hyn në fuqi në fund të marsit, nëpërmjet paketave të shërbimit, garanton më shumë transparencë ndaj popullatës. Transparenca do të jetë në të gjithë elementët, që nga futja e pacientit në sistem deri tek kostot që paguan Fondi për pacientët, në çdo hallkë të sistemit për çdo lloj shërbimi. Ligji i ri mbron të gjitha kategoritë në nevojë, duke zgjeruar grupet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore”, – u shpreh Elvana Hana, drejtorja e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor gjatë analizës vjetore të institucionit.

Synimi

Pavarësisht se ligji i ri theksin e ka tek sistemi publik shëndetësor, që është dhe pjesa më e rëndësishme e tij, në të lihet hapësirë dhe për sektorin privat. Hana shpreson se sektori privat, pas akreditimit dhe konsolidimit të tij të sjellë cilësi më të mirë dhe konkurrencë më të madhe në treg. Pasi në ligjin e ri lejohet kontraktimi me shërbimin privat për disa shërbime të mirëpërcaktuara, duke rritur mundësinë dhe cilësinë e përfitimeve për pacientët.

Çfarë është arritur?

Skema e sigurimeve shëndetësore 2012 ka ofruar shërbime konkrete për popullatën sa i përket parësorit për të gjitha kategoritë në nevojë. “Në qendrat shëndetësore janë kryer 6 milionë vizita, me një numër mesatar prej 10 vizitash në ditë për mjek. Të dhënat tregojnë se formula e pagesës që incentivon punën e mjekëve, ka rezultuar e suksesshme, pasi mjekët kanë marrë deri në 2 paga mujore shtesë në vit për punën e kryer. Pagesa për performancë, e cila mat numrin e vizitave është realizuar në masën 92%, ndërsa bonusi që mat cilësinë e shërbimit, në masën 61% me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë”, – u shpreh Hana gjatë analizës vjetore. Sipas drejtores së ISKSH-së po maten tregues të cilësisë së jetës për pacientët, duke e lidhur për herë të parë pagesën e mjekëve me punën e kryer. Kështu, dy indikatorë të rëndësishëm që maten në qendrat shëndetësore, mbajtja brenda normave e hipertensionit dhe diabetit, po tregojnë rezultate mjaft pozitive. Sipas të dhënave të vitit 2012, 74% e pacientëve që trajtohen pranë mjekut të familjes me hipertension, i kanë pasur parametrat brenda normave dhe 48% e diabetikëve po ashtu rezultojnë me parametra brenda normave. Paga mesatare për një mjek në kujdesin parësor arriti në 61 mijë lekë në muaj, ndërsa së bashku me bonusin, arrin në 70 mijë lekë në muaj. Pagat e infermierëve variojnë nga 35.500 deri në 40.000 lekë. “Sot janë rreth 1.7 milion libreza shëndetësore, fakt që dëshmon për një përdorim të madh të skemës së sigurimeve nga popullata. Sa i takon shërbimit spitalor, vetëm në një vit janë kuruar në spital rreth 670 mijë vetë në spitale nga të cilët 241 mijë janë të shtruar dhe 432 mijë urgjenca dhe janë kryer 52 mijë operacione (28 mijë prej të cilave vetëm në Kirurgji)”, – theksoi Hana

Akuza ndaj Ramës

“Në një moment të rëndësishëm parazgjedhor, shëndeti i popullatës po përdoret për qëllime elektorale” deklaroi Hana, duke iu referuar deklaratave të fundit të Partisë Socialiste, sipas të cilës nga skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor nuk përfitojnë të papunët. Partia Socialiste kërkon të zhbëjë një punë të madhe të bërë nga qindra specialistë dhe disa qeveri të majta e të djathta, si dhe nga shumë institucione prestigjioze që kanë punuar së bashku me specialistët shqiptar si BB, USAID etj që nga 1995 e këtej, të cilët e kanë parë ndryshimin në atë kohë si domosdoshmëri të një sistemi që kishte 50 vjet që nuk gjeneronte cilësi në sistemin shëndetësor”, – oshte akuza e Elvana Hanës drejtuar kreut të Partisë Socialiste Edi Rama

 

 

 

Tafaj: Nga viti 2014 anglishtja do të jetë provim i detyruar

Maturantët e vitit të ardhshëm do të japin si provim të detyruar, përveç Matematikës dhe Letërsisë, edhe Gjuhën angleze. Anglishtja si provimi i detyruara do të sjellë një risi për të rinjtë si dhe do të tregojë nivelin e njohjes së një gjuhe të huaj në rang vendi. Ka qenë vetë ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, i cili gjatë një takimi në Skrapar ka vlerësuar Maturën Shtetërore dhe se nga viti i ardhshëm do të jetë një sfidë për çdo të ri. “Ne kemi arritje të Maturës Shtetërore që nga viti 2006, dhe arritjet janë të dukshme nga viti në vit, pasi matura po konsolidohet dhe maturantët tani aplikojnë online gjatë gjithë procesit të saj deri në aplikimin për zgjedhjen e shkollës së lartë. Rëndësi të madhe ka marrë Teknologjia e Informacionit, si një mjet i fuqishëm që ka ndryshuar arsimin në gjithë botën. Do të çojmë kompjutera në çdo klasë dhe hap pas hapi, teknologjia e informacionit, po mbështet procesin mësimor dhe për këtë po trajnohen e do të trajnohen të gjithë mësuesit”, – u shpreh ministri Tafaj gjatë fjalës së tij. Ministri Tafaj u shpreh se duhet të shkojmë drejt faktit që maturantët më të mirë të zgjedhin degën e mësuesisë, e kështu ne do të përgatisim brezin e mësuesve të rinj shumë të mirë. Gjithashtu, vijoi Tafaj, do të krijojmë mundësi për çdo fëmijë, qoftë dhe në zonat më të thella, të ketë mësues, duke zgjidhur problemet edhe për zonat e largëta, duke ofruar mbështetje, me qëllim që asnjë fëmijë në zonat e thella, të mos mbetet pa shkuar në shkollë, ndonëse numri i nxënësve në këto zona është shumë i vogël. Tafaj theksoi se rëndësi të madhe ka këshillimi nxënësve, për zgjedhjen e shkollës së mesme, ku rol me peshë luajnë prindërit, ndaj ata duhet të informohen sa më mirë. Prioritet sigurisht është arsimi profesional që siguron një profesion dhe të rinjtë, janë gati për tregun e punës, duke pasur gjithnjë mundësi të vazhdojë shkollën e lartë dhe duke ndikuar fort në uljen e papunësisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency