Tersi i integrimit/ Ramës i thyhet gota, kërkon një PO nga Varhelyi

0
153

Në tryezën që po zhvillohet për nismën Ballkani i Hapur, të cilës nuk po i bashkohet asnjë vend tjetër, ka ndërhyrë me një lidhje VIDEO edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Teksa Rama po i jepte fjalën atij, iu thye një gotë.

Kryeministri shqiptar nxitoi që ta quante këtë si një goditje të syrit të keq, edhe pse ai e ka bllokuar integrimin e Shqipërisë prej tetë vitesh.

Më pas, Rama i kërkoi me imponim komisionarit që të deklarojë një PO në mbështetje të Ballkanit të Hapur.

Vetë Varhelyi rrëshqiti mes fjalëve për të deklaruar se vetë e mbështet këtë nismë, por nuk tha nëse ky është qëndrim i BE-së.

Si zakonisht, edhe ai kërkoi që pjesë e kësaj nisme të bëhen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here