Drejtoresha e komunikimit e Foltores, Floriana Garo, raportoi pasi një media pranë qeverisë raportoi se Sali Berisha po u paguan biletat emigrantëve që të vijnë në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
“Një fletushke e qeverise jep Fake News (lajmin e rremë) që Sali Berisha i paguan biletat emigrantëve në Gjermani të vijnë në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Ky është një trillim banal i gazetarëve të keqpërdorur nga qeveria të llojit «çorapja» pasi Sali Berisha nuk paguan dhe nuk ka paguar biletat e askujt në asnjë vend të botës për të qenë prezent në Kuvend!”, shkruan Garo.
Kuvendi i PD mbahet më 11 dhjetor në stadiumin AirAlbania.