Një burrë, i cili donte të bënte një video me Ferrari Testarossa-n e tij të vitit 1991 (F110 AB / E), ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një degë ulliri.
Si pasojë 70-vjeçar, i cili ishte brenda makinës është plagosur dhe ka përfunduar në spital, ndërkohë që makina me vlerë rreth 135,000 euro, është shkatërruar.
Ai donte të bënte video për ta postuar në rrjetet sociale, por që nuk i ka shkuar ashtu siç e kishte parashikuar.
Por pas dy xhirove të para me makinë, ai ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe duke u përplasur me degën e ullirit.