“Shembja e Teatrit në kohë pandemie”

0
120

Avokati i Populit publikon nën një dokument prej 30 faqe, konkluzionet e rekomandimeve mbi sjelljen e policisë së shtetit gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar

 

 

Avokati i Popullit pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17.05.2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i dedikuar për të ushtruar me paanësi dhe profesionalizëm punën e tij si një monitorues i mënyrës sesi autoritetet shtetërore zbatojnë ligjet e vendit tonë, pa i tejkaluar ato, pa e tepruar në dëm të qytetarëve e në respekt të të drejtave të këtyre të fundit.

Rekomandimin e plotë të Avokatit të Popullit në lidhje me sjelljen e Policisë së shtetit me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar mund ta lexoni këtu: Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, kreut të Policisë së Shtetit si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ndëshkojnë sjelljet individuale dhe të organizuara të policëve, që u angazhuan në operacionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Kërkesa është bërë pasi Avokati i Popullit publikoi konkluzionet e rekomandimeve mbi sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Avokati i Popullit tha se pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj 2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Dokumenti nis me këtë kërkesë: “Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur me vëmendje të veçantë ngjarjet që lidhen me Teatrin Kombëtar dhe me shqetësimin të thellë ato të ndodhura në orët e para të mëngjesit të datës 17.05.2020 në Teatrin Kombëtar dhe protestave në orët në vijim. NË këtë datë rreth orës 04:30, inspektoriati i mbrojtjes së territorit të bashkisë Tiranë, i mbështtur nga forcat të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake Tiranë zbatoi vendimin e këshillit bashkiak Tiranë, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ideja dhe vendimarrjet për shembjen e TK, janë kundërshtuar nga shtetas të ndryshëm, përfshirë edhe figura të njohura të fushës së artit, kulturës apo personalitete të tjera. Këta shtetas kanë shprehur mendimin e tyre kundër idesë së prishjes së TK qoftë në mënyrë spontane apo të organizuar, si psh lëvizja me emrin “Aleanca për Mbrotjen e Teatrit”. Para sheshit të Teatrit Kombëtar, për muaj me radhë janë organizuar një numër jo i vogël takimesh me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik lidhur me arsyet pse kjo godinë nuk duhet të shembej, si dhe janë hedhur ide se çfarë veprimesh mund të kryeshin për ta bërë atë funksional e rijetëzuar. Debati ka tërhequr vëmendjen e opinionit public për një kohë të gjatë dhe është pasqyruar gjerësisht në median e shkruar dhe atë vizive. Në mbrotje të idesë për të ruajtur godinën e TK, kanë reaguar edhe institucione dhe organizata të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, ku do të veçonim, kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti republikës, me objekt: Shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak Tiranë për prishjen e godinës së Teatrit kombëtar pati një ngritje të toneve nga palet e përfshira në mbrotjen e kësaj godine, të cilët ekanë konsideruar vendimin të kundërligjshëm dhe shtetas të ndryshëm u shprehën në atë kohë se do të bënin qëndresë dhe nuk do të lejonin prishjen e godinës.

“Vlen të për t’u theksuar se si Vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë ashtu edhe kryerja e operacionit nga dy institucionet e larpërmendura në zbatim të tij, janë realizuar në një periudhë krejtësisht të pazakontë. Në një kohë kur e gjithë veprimtaria ekonomike, administrative, dhe shoqërore në vend ishte mbyllur apo kufizuar, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit covid -19, kur institucionet shtetërore kishin miratuar akte që kufizonin liri dhe të drejta të individëve me qëllim ruajtjne e shëndetit të jetës, nga disa institucione shtetërore, u kryen veprime që përfshinë një numër të madh punonjësisht në të njëjtin vend, pavarsisht se grumbullimet masive ishin rreptësisht të ndaluara…”

Më tej dokumenti vazhdon me faktin se “institucioni i avokatit të popullit në ushtrim të mandatit kushtetues si mbrojtës i të drejtave dhe lirive themelore të individit ndërmori fillimisht me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të punonjësve të policisë së shtetit gjatë dhe pas operacionit për shembjen e godinës së teatrit si dhe lgijshmërinë e procedurës së ndjekur për marrjen e këtij vendimi. Më pas janë paraiqtur edhe disa ankesa nga shtetas të cilët pretendonin se ishin dhunuar nga disa punonjës të policisë…”

“Policia e shtetit nuk mund të veprojë si një “ushtar që bindet verbërisht”, kur merr njëkërkesë për mbështetje nga një institucion tjetër. Policia e shtetit duhet të verifikojë nëse kërkesa e paraqitur është e plotë dhe ligjore dhe para kryerjes së veprimeve për mbështetje, të kontaktojë me drejtues të institucioneve që kanë paraqitur kërkesë, të shkëmbejë me ta informacione më të hollësishme dhe të vlerësojë situatën që mund të krijohet”

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ, u është kërkuar, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.”

Mes të tjerave shënohet për: “Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, ndaj atyre drejtuesve të strukturave të Policisë së Shtetit që nuk kanë marrë masat e nevojshme për pajisjen e disa punonjësve të policisë, të caktuar me shërbim tek ish godina e Teatrit Kombëtar dhe atyre që ishin me shërbim në komisariate, si dhe të personave të shoqëruar, me maska mbrojtëse, doreza e dizifektantë, në zbatim të akteve normative të nxjerra nga organet kompetente, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID -19”

“Marrjen e masave të nevojshme organizative dhe financiare nga struktura qëndrore të Policisë së shtetit, për të bërë të mundur pajisjen sa më parë të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit me numrat personale të indenfikimit të tyre, duke respektuar kështu detyrimet ligjorep ër uniformëcën e punonjësve të Policisë së Shtetit, por edhe për të indentifikuar më me lehtësi shkeljet ligjore që mund të kruhen prej tyre gjatë kryerjes së detyrave. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore , për ata drejtues të Policisë së Shtetit, që kanë lejuar ushtrimin e detyrës nga punonjës së Policisë së Shtetit, pa numrin përkatës të identifikimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here