Maliqi-Gjonajt: Situata në burgje është e rëndë! Po keqpërdoresh nga Rama, fole si Nexhmija në Kongres…

0
104

Deputeti Lefter Maliqi u shpreh sot në sallën e Kuvendit se ministrat po keqpërdoren nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë interpelancës me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deputeti Maliqi tha se sistemi i burgjeve është kthyer në një sistem korruptiv dhe klientelist.

“Që kur hoqët dy drejtorët socialistë, Arben Çuko dhe Stefan Çipa, dhe emëruat këtë drejtorin Rilindas, e kthyet sistemin në korruptiv dhe klientelist. Po keqpërdoresh nga Rama njëlloj si kolegu juaj, Sandër Lleshaj. Ju kam thirrur në këtë interpelancë për situatën në burgje, grevën e të burgosurve, tenderat korruptivë, largimet e të aftëve dhe emërimet rilindase”, tha Maliqi.

Duke lexuar dy dokumente që sqaronin largimin e tij nga Policia e Shtetit, njëherë me kërkesën e tij dhe më pas për shkak të angazhimeve politike, Maliqi tha se “ministrat po keqpërdoren nga Rama”. Maliqi paralajmëroi se më 25 prill shqiptarët do të largojnë sektin e Rilindjes, njëlloj siç kanë bërë me qeverinë komuniste.

Ministrja Gjonaj tha se në burgjet shqiptare po aplikohet sistemi 41Biz, që ka ndërprerë lidhjet kriminale të personazheve të botës së krimit me personat jashtë.

“Kemi rritur pagat e punonjësve të policisë së burgjeve me 11 %, i kemi trajnuar, u kemi siguruar uniforma punonjësve të policisë së burgjeve, kanë një trajtim më të mirë, duke u garantuar gradat.

Nga 120 mln lekë që ishin detyrimet në vitin 2016 për shkak të largimeve të padrejta nga puna, sot këto detyrime i kemi 19 mln lekë. Sot jemi -21 % të popullimit në burgje, ndërkohë që kemi pasur mbipopullim në to”, tha Gjonaj.

Pas fjalës së Gjonaj, ka reaguar sërisht deputeti Maliqi, i cili tha se “ministrja foli si Nexhmija në Kongres”.

“Grevat e urisë në burgje kishin një nga kërkesat përmirësimin e ushqimit, si dhe për shkeljet e Drejtorit të Përgjithshëm. Bëhet tenderi për 350 mln për bukë dhe 250 mln për djath e qumësht, bëhet edhe tenderi mbi 600 mln lekë për ilaçe, keni tenderin e vezëve që 1 kokërr vezë e blinit me 21 lekë ndërkohë që në treg është 14 lekë. Kush i ka fituar tenderat?

Keni 250 emërime të komanduara në burgje. Keni akuza për abuzime ndaj drejtorit, madje edhe për ngacmime seksuale. Çfarë bëni ju ministre? Emëron miqtë dhe të afërmit e deputetëve në sistemin e burgjeve”, tha Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here