“Blegtoria pas vitit 2017, drejt rënies së lirë”, Meta: Braktisja po shpopullon zonat rurale, miliarda euro jepen koncesione e tendera sekret

0
174

Presidenti i Republikës Ilir Meta ngre alarmin për rënien e blegtorisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare.

Kreu i Shtetit thekson se blegtoria nga viti 2017 po shkon drejt rënies së lirë dhe se braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit.

Postimi i plotë:

Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.

Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë! ??

Fotografia e Ilir Meta
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here