Provimi i Gjuhë-Letësisë në maturë, Baçi: Një mish-mash, donin të justifikonin gabimet në mënyrë të turpshme

0
107

I ftuar një Ora News, studiuesi Agim Baçi foli në lidhje me protestën e maturantëve dhe problemet e provimit të Gjuhë-Letërsisë të Maturës Shtetërore.

Ai tha se Qendrës së Provimeve foli për gabime të qëllimshme në test, por kjo, sipas tij është diçka e padëgjuar pasi nuk u është thënë maturantëve që t’i gjejnë këto gabime.

Agim Baçi: Deklarata e Qendrës së Provimeve një ditë më parë tha që gabimet i kishin bërë qëllimisht, por kjo është një gjë e padëgjuar, që kalon nga dhimbja në habi. Nëse i kishin bërë me qëllim gabimet, pse nuk ua thanë maturantëve që t’i gjenin gabimet? Zakonisht kur thua me gabime, i thua maturantit që t’i gjejë këto gabime. Cila ishte marrëveshja me maturantët që ta bëjë me gabime? 

Nuk e shpjegoj dot se çfarë do të thotë që e bë qëllimisht me gabime. Një nga përfaqësuesit që mbronte çështjen e gabimeve në tezë thoshte se po e mësojmë maturantin që të komunikojë. Kishte një mish-mash të madh dhe mënyra se si donin t’i justifikonin këto gabime ishte e turpshme, se mund të thonin se kishte gabime dhe të tërhiqeshin, nuk ka specialist në botë që nuk gabon dhe që ka gjëra absolute.

Si mund ta marrë një maturant një këtë deklaratë për gabimet kur nuk ka pasur një komunikim më parë? Askush nuk ka ditur gjë. I është dhënë një pushtet shumë i madh rastësisë. Fare mirë nga versionet mund të zgjedhësh një dhe ku mund të shihet dallimi mes atij që ka mësuar dhe atij që bën bingo? 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here