Makina merr flakë në ecje në Sauk, ja dyshimet e para të policisë…

0
117

Pak minuta më parë një makinë ka marrë flakë në ecje në Sauk, Tiranë.

Referuar informacionit paraprak të policisë dyshohet se mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ka pësuar një defekt teknik dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 01.06.2020, rreth orës 16:30, në Sauk, dyshohet si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here