Presidenti, sërish thirrje popullit: Ti themi JO shpopullimit , JO grushtit të shtetit!! E duam Shqipërinë si gjithë Europa…

0
96

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka drejtuar një thirrje të dytë qytetarëve që do t’I bashkohen në mitingun popullor më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kësaj radhe, për mesazhet që do të përcillen.

“Të dashur qytetarë! – shkruan Meta. – Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

Për Kushtetutën! Për Shqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e shqiponjave: Liri – Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here