Arrestimi i Sandër Gjokës, “shpërthen” aktivisti: Shteti ynë është propogandë, arrestoni ministrat rilindas…

0
114

Aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo përmes një postimi në rrjet ka reaguar mbi njoftimin e arrestimit të Aleksandër Gjokës, i cili u kap nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur (njoftimi zyrtar i policisë) me 0.66 ml/g alkool, ndërsa norma lejon deri në 0.5.

Kristo shkruan se shteti ynë është propogandë.

“Nuk më pëlqeu arrestimi i tij. Ka ardhur koha të bëhet një diskutim i madh publik mbi masën e alkoolit të lejuar. Edhe po të pish një gotë kola të kap aparati. Norma këtu është absurde”, shkruan Kristo.

Ndërkohë aktivisti i njohur ka një mesazh edhe për ata ata që pajtohen me arrestimin. “Pse nuk kërkoni me kaq furi arrestimin e ministrave rilindas hajdutë? Apo u dhimbsen ata?”, shkruan Kristo.

Postimi nga Erion Kristo

Unë e dua Aleksandër Gjokën, edhe kur gabon.

Shteti ynë është propagandë dhe jo thelb. Bën gjëra vetëm për lajm. Nuk më pëlqeu arrestimi i tij. Ka ardhur koha të bëhet një diskutim i madh publik mbi masën e alkoolit të lejuar. Edhe po të pish një gotë kola të kap aparati. Norma këtu është absurde.

Ky do ishte kontribut në këtë çështje. Kurse për ata që pajtohen me arrestimin, u them: Pse nuk kërkoni me kaq furi arrestimin e ministrave rilindas hajdutë? Apo u dhimbsen ata?

Me këtë rast përshëndes Nismën Thurje që denoncoi në SPAK PPP e sterilizimit. Ky është kontribut!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here