‘Rama dhe Rilindja futi krimin në Parlament’, Gjata ‘tallet keq’ me Spiropalin: Mos e merrni seriozisht…

0
105

“Mos e merrni seriozisht Spiropalin, ajo edhe për problemet më madhore, thotë duhen bërë film”. Kështu u shpreh sekretari  për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i ftuar në “Mbrëmja në ABC”.

Ky reagim i Gjatës, vjen pas deklaratës së Spiropalit e cila më herët, teksa komentoi ratin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, u shpreh se “kushedi se çdo të gjenim, po të sillte PD kandidatët e vet.”

“Parlamenti i lejon vetes të bëjë çfarë të dojë. Nuk egziston më ndarje pushtetesh, egziston vetëm një Parlament që bën ç’të dojë. Egziston e një organ Presdenti por i ka kompetencat shumë të kufizuara, sccan kokën njëri, madje kanë nisur dhe procedurar për të shkarkuar.

Zonja Spiropali, nuk duhet marrë seriozisht . Ajo edhe për ngjarjet më të rënda thotë duhen bërë filma. Po muhabete janë këto!  Kush e futi krimin në Parlament? Rama dhe Rilindja futi njerëzit e inkriminuar në Parlament, në administratë në bashki, gjtihandej.

Rama nuk bën dot pa përkrahjen e të inkriminuarve. Mjafton të hapësh pak perden e hall pa dalë 4 a 5 është e pamundur “, theksoi Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here