U ekzekutua në hyrje të shtëpisë, ja e shkuara e kriminelit tropojan…

0
144

Feriz Bardhi, 40 vjeçari, u ekzekutua tri ditë më parë në hyrje të banesës së tij në Durrës, nga persona ende të panjohur.

Dyshohet se Bardhi me origjinë nga Tropoja u ekzekutua nga vrasës të porositur jashtë Shqipërisë, kjo duket se është edhe pista kryesore ku Prokuroria e Durrësit po heton mbi vrasjen.

Kjo pistë përforcohet edhe më shumë pasi mësohet se viktima kishte konflikte të hapura në Itali, ku thuhet se ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktivitetin e trafikimit të drogës. Ai lëvizte me makinë të blinduar.

Gjë me sa duket ishte pikasur edhe nga autorët, të cilët vendosën ta godisnin në mes të ditës, në derën e vilës së tij që kishte blerë së fundmi në lagjen nr.18 në Durrës.

Sipas burimeve hetimore, Bardhi ishte i përfshirë në trafikimin e kokainës në Itali dhe kishte krijuar përplasje dhe konflikte me trafikantët atje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here