Një paralajmërim i fortë për Ramën nga kreu i opozitës greke….

0
133

Në Greqinë e përfshirë nga fushata zgjedhore duket se politikanët kryesorë kanë si axhendë të tyre dhe Shqipërinë në deklaratat publike.

Pas paralajmërimit të kryeministrit grek edhe kandidati për kryeministër Kiriakos Micotakis paralajmëron se Greqia do të vendosë sanksione ndaj Shqipërisë në rast se nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

Kryetari i Partisë “Demokracia e Re” i bëri këto deklarata në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 7 korrik në shtetin fqinj.

Micotakis, partia e të cilit shihet favorite, u shpreh se nëse Rama dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë duhet në radhë të parë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

“Do të ketë sanksione nëse nuk respektohen te drejtat e komunitetit grek dhe kjo ka lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe. Nëse do Rama të kemi marrëdhënie të mira të respektojë të drejtat e minoritetit grek.”

Pak ditë më parë kryeministri Aleksis Cipras gjatë prezantimit të programit elektoral paralajmëroi Shqipërinë, se nuk do të merrte dritën jeshile për në BE në rast se nuk plotësohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet që vendi ynë ka ndaj minoritetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here