Me fjalimet e tij alla Fidel kastro në kuvend Edi Rama nuk ka korrur sukses vetëm në radhët e deputetëve të PS, por edhe mes atyre të opozitës së re.
Ndërsa Rama tallej me filxhanin e Monikës, me Lulin me xhepat plot, me Patozin që e ka futur në lojë Saliu, me shqetësimet e Fatmir Mediut për mbijetesën e partive fantazmë, shkulma të mëdha gazi kanë shpërthyer mes përfaqësuesve të Rilindjes.
Por e çuditshme është se si kamera e ERTV ka fiksuar duke u zgërdhirë me pathos edhe pjesëtarët e opozitës së re të cilët janë betuar në kuvend për të luftuar me këtë qeveri.
Ndërsa njëri nga deputetët ishte gati të shkrihej gazit si karamele, humori i Ramës ishte aq i hollë sa me gjithë përmbajtjen nuk e la pa qeshur as vetë heroikun Myslim Murrizi.
E vetmja që ka ruajtur seriozitetin qe Rudina Hajdari e cila u ngrit të replikonte me me Ramën duke deklaruar se zgjedhjet e 2017 ishin të rregullta dhe parlamenti dhe qeveria legjitimë. /Lapsi.al