Artan Hoxha, gazetari i njohur investigativ ka intervistuar pak para vendimit për t’u vetëdorëzuar në polici, Klement Balilin.
Ndërkaq, gazetari ka habitur lidhur me arsyen e mosarrestimit të Balilit deri tani.
Sipas Hoxhës, ka ndikuar pamja ndryshe e të shumëkërkuarit i cili në fakt, thjesht ka humbur disa kilogramë gjatë këtyre viteve arrati.
“E kam pyetur si ke mundur ti mbijetosh të paktën 16 operacioneve, e kërkonin në 178 vende të botës, edhe nga DEA, por ky person me një aftësi të pazakontë, mundi të mbijetojë, t’i përshtatet, tu shpëtojë kërkimeve” tha Hoxha për Report Tv.