Tahiri nxjerr dokumentin e Prokurorisë së Katanias , por Paloka i përgjigjet: Edhe Roshi kështu bëri, por…

0
162

Ish-ministri Saimir Tahiri ka bërë publike letrën që i ka mbërritur nga Prokuroria e Katanias që sipas tij, vërteton se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedim penal.

‘Më poshtë letra e Prokurorisë Katania ku sipas ish-ministrit pranon se nuk ka asnjë hetim ndaj meje. Po Prokuroria jonë si donte të më arrestonte me 48 orë letra gazetash????’, shkruan Saimir Tahiri në Facebook.

Dokumenti i mëposhtëm me këtë tekst:

I komunikohet kërkuesit Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri në datën 30/10/1979, nuk rezultojnë, deri në datën e kërkuar, nisje hetimesh nga Prokuroria që lëshon dokumentin.

Katania 23/10/2017

Image

Reagon Paloka:

“Nga këto letrat, që po tund Tahiri, morën dhe Rroshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qënë të dënuar e jo thjesht të hetuar.” Kështu ka deklaruar menjëherë, flakë për flakë, deputeti demokrat Edi Paloka, pasi deputeti socialist Saimir Tahiri shpalosi para medias sot, një dokument që ai pretendoi se e nxirrte të pafajshëm nga hetimet e bandës së Habilajve dhe trafiku i drogës drejt Italisë

“Ky, Tahir Habilaj, – shkruan Paloka në FB, – duhet të pyesë Ramën (se kështu sqarohet dhe publiku): Pse e largoi nga ministër?
Pse, me gjithëse ishte “ministri më i suksesshëm “ dhe me gjithë “suksesin” në zgjedhje, nuk e vuri më në listën e ministrave? Pse e përjashtoi nga grupi parlamentar? Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje?

Shumë shpejt shqiptarët do të marrin më shumë se këto përgjigje pavarësisht ka apo jo vullnet Rama ta bëjë një gjë të tillë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here