Fasonët vijojnë kryesimin në ekonominë e vendit

0
175

Të ardhurat e biznesit me fason në vend u rritën me 37%, në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ekonomia shqiptare përfitoi gjithsej 147 milionë euro për shërbime të përpunimit të mallrave të porositësve jashtë vendit. Këto të dhëna dëshmojnë se fasonet dhe rieksporti është kthyer të jetë mbështetja kryesore e eksporteve shqiptare. Sektori i industrisë nxjerrëse, ka rënë nga froni pas një lavdie të shkurtër, si rezultat i krizës së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Përkundrazi, biznesi me fason duket se po përjeton një shkëlqim të ri dhe po i reziston mirë krizës, ashtu si edhe konkurrencës nga vendet e tjera.

Biznesi fason është i përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë, por, në vitet e fundit, ka një zgjerim të spektrit të produkteve që prodhohen në Shqipëri, për shkak të kostove të uëlta të krahut të punës. Fasoneria ka hyrë edhe në industrinë përpunuese, kryesisht të peshkut apo edhe në prodhimin e pajisjeve dhe instrumenteve industriale, si për shembull elektromotorrët.

Industrisë së fasonit i shtohen edhe shërbimet që nuk lidhen me përpunim të mallrave, si shërbimet call center apo ato të teknologjisë së informacionit për kompani të huaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here