Tre makina janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin Tepelenë-Gjirokastër.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.