Policia e Fierit ka vënë në pranga katër persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Blutë kanë bërë arrestimin e Florind Marinit, 26 vjeç, lindur dhe banues në Libofshë, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Apelit Firence për veprat penale: “Vrasje me dashje në bashkëpunim”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Vjedhje me dhunë”. Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Kapja e këtij personi u bë në bashkëpunim me I.E.V.P Fier. Policia e Fierit ka arrestuar gjithashtu Uliks Gjatën, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier ka vendosur ndaj tij masen e sigurise “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje e armeve të zjarrit” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”. Në pranga kanë rënë dhe dy shtetas të tjerë të dënuar për vjedhje. Elderin Shperdheja ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 8 muaj burg, ndërsa D.K me 2 muaj burg.
Home Aktualitet Kronikë Fier/ Policia arreston katër persona, akuzohen për vrasje, vjedhje dhe armëmbajtje pa...